Kolonat përdoren për krijimin e hapësirave përmbajtjesh të hapura dhe horizontale. Përdori këto seksione prezantimi për të përfshirë theksime nga faqe të tjera në faqen e internetit, për të mbushur hapësirat kur keni pak përmbajtje në faqe, ose për të krijuar seksione që spikatin më shumë në faqe.
Skedat të lejojnë të vendosësh shumë përmbajtje në hapësira të kufizuara. Me grupet e seksionit në skeda mund të hapet vetëm një seksion (skedë) me radhë. Me ngarkimin e faqes është paracaktuar që të hapet (skeda) seksioni i parë
Rreshtat janë seksione të hapura përmbajtjesh të vendosura mbi njëri-tjetrin me orientim vertikal.
Rreshta të palosshëm mund të mblidhen ose të zgjerohen me një efekt animacioni të lezetshëm. Specifiko seksionet e paracaktuara individuale që do të mblidhen ose do të zgjerohen.
Fizarmonikë, funksion që do të shfaqë me radhë nga një seksion. Kur hapet një seksion, të gjithë të tjerët do të mblidhen automatikisht me një efekt animacioni të lezetshëm. Me ngarkimin e faqes është paracaktuar të hapet seksioni i parë.
Skedat vertikale mund të hapen një nga një. Me ngarkimin e faqes është paracaktuar që të hapet (skeda) seksioni i parë.
Për të shtuar një Grup seksionesh:
- Zgjidh Elementet nga menuja në të majtë
- Kliko Strukturat dhe zgjidh Grupin e seksioneve të dëshiruar.
- Tërhiq dhe lësho elementin te katrorët blu që do të shfaqen për të treguar pozicionet ku mund të shtohet grupi i seksioneve.