Kategoria "Tekste dhe imazhe" përfshin një sërë të paracaktuar variantesh të elementit të imazhit dhe tekstit. Mund t’i vendosësh në një faqe, si çdo element tjeter dhe do të të kërkohet automatikisht që t’i modifikosh. Pasi ndryshimet e nevojshme të jenë aplikuar, mjafton të klikosh jashtë zonës së theksuar të elementit dhe ato do të ruhen. Nëse të duhet ta ndryshosh sërish përmbajtjen, kliko brenda elementit për të hapur opsionin e modifikimit brenda rreshtit dhe ngarko menunë në të djathtë.
Çdo element nga kategoria Tekste dhe imazhe ka mundësitë e mëposhtme në menunë në të djathtë. Ato ndahen në vetitë e tekstit dhe elemente të ndërfutura.
Modifikuesi i tekstit dhe imazhit është i ngjashëm me çdo aplikacion përpunues teksti që mund të njohësh. Shiriti i veglave në të djathtë të modifikuesit, përmban të gjitha mjetet e nevojshme për të formatuar dhe për të menaxhuar përmbajtjen tekst apo imazh.
Formatimi i tekstit
Modifikuesi përfshin të gjitha mundësitë standarde të formatimit që të lejojnë një përditësim të mëtejshëm të pamjes së tekstit.
Duke përdorur setin e ikonave mund ta theksosh, ta bësh të pjerrët, ta nënvizosh ose ta vizosh në mes një tekst të caktuar. Secila prej komandave ka gjithashtu një shkurtore në tastierë që mund të ta thjeshtojë punën, si për shembull ⌘ + B për theksimin, ⌘ + I për pjerrtësinë.
Ikonat e drejtvendosjes të lejojnë të caktosh pozicionin e një paragrafi të caktuar në faqe. Mund ta pozicionosh në të majtë, të djathtë, qendër dhe ta drejtëvizosh.
Ikonat e listës të mundësojnë të krijosh një listë me numra, alfabetike ose me pika.
Duke përdorur ikonat e dhëmbëzimit mund ta lëvizësh një paragraf majtas ose djathtas, në lidhje me pjesën tjetër të përmbajtjes në faqe.
Duke përdorur këto ikona mund të formatosh dhe të pozicionosh një pjesë të tekstit si shkrim i sipërm (më i vogël i vendosur mbi rreshtin e tekstit normal) ose si shkrim i poshtëm (më i vogël i dhe i pozicionuar poshtë rreshtit të tekstit normal).
Ikonat prit/kopjo dhe ngjit të lejojnë që të lëvizësh përmbajtjen brenda modifikuesit të tekstit. Zgjidh pjesën që dëshiron të presësh ose të kopjosh, kliko mbi ikonën përkatëse, më pas pozicionoje kursorin në vendin ku do ta lëvizësh pjesën e përzgjedhur dhe kliko ikonën ngjit. Gjithashtu, mund t’i bësh këto funksione duke përdorur shkurtoret në tastierë. Thekso përmbajtjen e dëshiruar dhe përdor ⌘ + X për të prerë, ⌘ + C për të kopjuar dhe ⌘ + V për të ngjitur.
Butoni hiq formatimin heq çdo formatim të paracaktuar të tekstit të zgjedhur dhe e rivendos në tekst të thjeshtë.
Aplikimi i llojeve të stileve
Menuja e shkallëzuar e stilit të mundëson të formatosh tekstin me një numër të caktuar stilesh që janë përzgjedhur me kujdes për t’iu përshtatur dizajnit të uebfaqes tënde.
Për të aplikuar një stil, fillimisht zgjidh pjesën e tekstit me kursorin tënd dhe më pas kliko në menunë e shkallëzuar të stilit dhe zgjidh alternativën e dëshiruar, p.sh. Personalizimi 2.
Nëse kopjon-ngjit përmbajtje nga një burim i jashtëm, stilizimi do të konvertohet automatikisht me ato të disponueshme në dizenjon tënde për të siguruar një pamje dhe ndjesi të qëndrueshme. Në anën tjetër, kjo mund të kërkoj heqjen fillimisht të formatimit, para se të aplikohen stilet e reja, pasi përndryshe mund të mos marrësh rezultatin e dëshiruar.