Strukturat janë një mënyrë e shkëlqyer për të shtuar struktura dhe organizim në faqet e tua.
Përdor Kolonat ose Rreshtat për të krijuar disa hapësira të ndara përmbajtjesh që do të shfaqen njëkohësisht.
Përdor skedat, rreshtat e palosshëm dhe arkordionët për të publikuar një sasi të madhe përmbajtjesh në hapësirë të kufizuar ose përdori për të përmbledhur informacione që i përkasin faqes por që nuk duhet të krahasohet apo shihet njëkohësisht me përmbajtje të tjera.
Mund të shtosh Struktura, gjithashtu të njohura si Grupe seksionesh kudo brenda hapësirës kryesore të përmbajtjes së sajtit tënd.
Kolonat përdoren për krijimin e hapësirave përmbajtjesh të hapura dhe me drejtim horizontal. Përdori këto seksione prezantuese, duke përfshirë theksimet nga faqet e tjera në sajt, për të mbushur hapësirën kur përmbajtjet në faqe janë të pakta, ose për t’i bërë këto seksione të spikatin më shumë në faqe.
- Shfaq titujt e seksionit: Përcakto nëse do të kenë një titull.
- Shfaq kufizuesit e seksionit: Krijo kufizime mes kolonave.
- Shpërndaje gjerësinë në atë mënyrë që kolonat të jenë njësoj të gjera: Gjerësia e kolonave do të jetë e pandryshueshme, pavarësisht përmbajtjes.
- Barazoje gjatësinë e kolonave të paneleve të përmbajtjeve: Kolonat janë si standard të gjitha me gjatësinë e përmbajtjes së tyre. Përdore këtë mundësi për të barazuar automatikisht gjatësinë.
Skedat të lejojnë të vendosësh shumë përmbajtje në hapësira të kufizuara të uebsajtit tënd. Me grupet e seksionit në skeda mund të hapet vetëm një seksion me radhë. Skeda e parë do të hapet si standard në momentin e ngarkimit të një faqeje.
- Gjatësia minimale në pikselë: Me aplikimin e gjatësisë minimale, të gjitha skedat do të jenë të paktën aq të gjata.
- Lëvizja tranzitore e animuar e seksionit: Një efekt i lëvizjes tranzitore do të shfaqet kur të kalohet nga njëra skedë në tjetrën.
- Shpërndaje gjerësinë në atë mënyrë që skedat të jenë njësoj të gjera: Gjerësia e skedave do të jetë e pandryshueshme, pavarësisht përmbajtjes.
- Barazoje gjatësinë e skedave të paneleve të përmbajtjeve: Skedat janë si standard të gjitha me gjatësinë e përmbajtjes së tyre. Përdore këtë mundësi për të barazuar automatikisht gjatësinë e skedave.
Rreshtat janë seksione të hapura përmbajtjesh të vendosura mbi njëri-tjetrin me orientim vertikal.
Rreshta të palosshëm mund të mblidhen ose të zgjerohen me një efekt animacioni të lezetshëm. Specifiko seksionet e paracaktuara individuale që do të mblidhen ose do të zgjerohen. Lëvizja tranzitore e animuar e seksionit është një funksion i mbështetur edhe nga Rreshtat e palosshëm.
Fizarmonikë, funksion që do të shfaqë me radhë një nga një seksionet. Kur hapet një seksion, të gjithë të tjerët do të mblidhen automatikisht me një efekt animacioni të lezetshëm. Me ngarkimin e faqes është paracaktuar të hapet seksioni i parë.
Skedat vertikale mund të hapen një nga një me radhë. Me ngarkimin e faqes është paracaktuar që të hapet (skeda) seksioni i parë.
- Gjatësia minimale në pikselë
- Krijo lëvizje tranzitore të animuar
- Barazo gjatësinë e paneleve të përmbajtjes së skedës
Një veçori shtesë që çdo strukturë ka është mundësia për të kaluar nga një lloj te një lloj tjetër me anë të cilësimeve përkatëse të disponueshme në menunë në të djathtë.