Elementët e mbajtësit janë elemente të uebsajtit që mund të përdoren për të shtuar seksione plotësuese në mënyrë të rehatshme në një faqe. Ato gjithashtu mund të përdoren si pjesë e një rifreskimi të uebsjatit falë pamjes moderne dhe tërheqëse, kur kombinohen me imazhin e sfondit dhe tekstin e duhur.
Nënmenuja e elementëve të mbajtësit mund të gjendet në skedën "Ndërto" nga menuja në të majtë. Çdo element, i disponueshëm këtu, ka përmbajtjen shembull, e cila mund të zëvendësohet për t’iu përshtatur çdo nevoje. Këto elementë gjithashtu mundësojnë vendosjen e çdo përmbajtjeje shtesë që është e disponueshme në menunë "Ndërto“.
Për të shtuar një Element mbajtës në faqe, mjafton të lëvizësh mbi paracaktimin e dëshiruar, të klikosh në katrorin me pika dhe të tërheqësh elementin në pozicionin e dëshiruar. Si me të gjithë elementet e tjerë, do të shohësh se do të shfaqen vija blu në faqe, aty ku do të mund të zëvendësohet elementi. Çdo ikonë elementi dhe emri japin një prezantim bazë për llojin e përmbajtjes shembull që ajo ofron.
Pasi e vendos elementin, faqja do të rifreskohet dhe menuja specifike e elementit do të hapët në të djathtë. Kjo menu është universale për të gjithë elementet e mbajtësit dhe aty mund të rregullohen sfondi dhe sjellja e sfondit.
Shënim: Çdo element mbajtësi përmban një fragment HTML të nevojshëm për funksionimin e elementit. Ne nuk e rekomandojmë modfikimin/fshirjen e tij, përveç nëse je plotësisht i sigurt.
Në krye do të gjesh mundësinë për të ndryshuar, për të modifikuar ose për të fshirë imazhin aktual të sfondit.
Më poshtë do të mund të rregullosh pozicionin duke klikuar në kuadratet gri në rrjetëz, kuadrati portokalli paraqet pozicionin aktual.
Mundësia e lëvizjes të mundëson të zgjedhësh midis parazgjedhjeve "Në lëvizje" dhe "Fikse". "Në lëvizje" është e parazgjedhur dhe imazhi do të lëvizë së bashku me faqen. Mundësia "Fikse" e mban imazhin në të njëjtin pozicion ndërsa faqja lëviz, duke krijuar një efekt paralaksi.
Gjithashtu, mund të rregullohet edhe ngjyra e sfondit, ama ngjyra nuk do të jetë e dukshme nëse vendoset një imazh si sfond.
Menuja e shkallëzuar e llojit të mbajtësit cakton gjerësinë e sfondit të mbajtësit. Mundësia "Fluide" do ta lejojë imazhin të përhapet në të gjithë gjerësinë e faqes dhe ajo "Fikse" do t’i presë anët përkatësisht.