Me vendosjen në vend të Grupit të seksioneve, do të shohësh një seksion të paracaktuar. Mund të fillosh të modifikosh Seksionin sipas nevojave të tua duke përditësuar emërtimin e seksionit. Lëvize mausin mbi emërtim dhe klikoje që të hyjë në modifikimin në rresht. Mund ta modifikosh emërtimin nga paneli në të djathtë.
Për të shtuar më shumë seksione te grupi i seksioneve: lëviz mbi të dhe kliko ikonën e shfaqur në të djathtë.
Për të modifikuar grupin e seksioneve ose një seksion të vetëm:
- Lëviz mbi grup/seksion në modalitetin e administratorit
- Klikoje dhe do të shohësh alternativat e disponueshme në panelin në të djathtë.
Shënim i shpejtë...
Nëse do të fshish një grup seksionesh/seksion, lëviz mbi të dhe kliko ikonën për të fshirë elementin.