Duke përdorur modifikuesin e tekstit dhe imazhit, mund të ilustrosh përmbajtjen e tekstit me imazhe, duke krijuar artikuj dhe faqe prezantuese vizualisht tërheqëse.
Ke disa alternativa për të shtuar një imazh në uebsajtin tënd:
- Si një element i ndërfutur përmes elementit të tekstit, nga kategoria "Tekst dhe imazhe"
- Përmes elementit të imazhit dhe tekstit, ku imazhe shtesë mund të shtohen si elementë të ndërfutur
- Si një element individual imazhi nga kategoria "Tekst dhe imazhe"
Është e rëndësishme të theksohet se nëse shton një imazh përmes elementit të imazhit, si për shembull më sipër, nuk do të mund të përdorësh elementë të tjerë përmbajtjesh shtesë së bashku me të, të tillë si tekst apo video. Kjo nuk vlen për dy alternativat e tjera.
Ka disa mënyra për të ngarkuar imazhet e dëshiruara:
- Tërhiq dhe lësho imazhet nga dosjet lokale ose faqet e tjera të interneti në panelin e karakteristikave.
- Shfleto imazhet nga skedarët lokale në kompjuter duke klikuar brenda hapësirës së shtimit të imazhit.
- Shto nga URL për një imazh të publikuar në një faqe tjetër interneti. Thjesht kopjo adresën e imazhit, ngjite brenda fushës së URL-së dhe kliko "Shto imazh". (Imazhet me shenjën "#" ose pikëpyetjen "?" në emrin e tyre mund të ngarkohen përmes komandës "Tërhiq dhe lësho" ose URL-në.
Një alternativë tjetër mund të jetë të shfrytëzosh skedën e librarisë së imazheve dhe të zgjedhësh nga gama e imazheve Stock.
Pasi të ngarkosh një imazh, ai do të caktohet automatikisht me madhësinë standarde të imazhit. Zgjidh nga 3 madhësi standarde imazhesh: e vogël, mesatare dhe aktuale ose përcaktoje vetë (madhësi e personalizuar). Edhe pse një imazh mund të ridimensionohet, sistemi e ruan imazhin origjinal në mënyrë që të mund të rregullohet më vonë. Të gjitha imazhet e ridimensionuara do të shfaqen me detaje të theksuara në një ekran retinë me rezolucion të lartë.
Duke klikuar mbi një imazh do të të hapet në të djathtë paneli i modifikimi me mundësitë e personalizimit, caktimit të madhësisë, stileve të mbështjelljes dhe efekteve.
Mund t’i ndryshosh imazhet e përzgjedhura në çdo kohë duke klikuar në butonin "Ndrysho". Zgjidh "Modifiko" dhe imazhi do të hapet në një modifikues të jashtëm ku do të bësh modifikime bazë të imazhit, të tilla si prerje, kthim, rrotullim, ridimensionin dhe efekte të limituara speciale.
Alternativa "Standarde" do të të mundësojë të caktosh dimensione të personalizuara të imazhit duke specifikuar gjerësinë dhe gjatësinë e dëshiruar. Kur e ndryshon madhësinë, rekomandohet të klikosh në ikonën e kyçit për të bllokuar proporcionet dhe për të shmangur deformimin. P.sh. Kur ndryshojmë gjerësinë, gjatësia do të rregullohet në mënyrë proporcionale për të siguruar që raporti dhe perspektiva të mbeten në përputhje me imazhin origjinal. Për ta kthyer një imazh në dimensionet e saja origjinale, kliko linkun "Rivendos".
Duke ndryshuar gjerësinë dhe madhësinë e një imazhi te modifikuesi thjesht do të përshkallëzojë vizualisht imazhin në dimensionet e reja kur shfletuesi e ngarkon faqen, por skedari i imazhit ruan madhësinë origjinale. Për të optimalizuar imazhe më të mëdha në mënyrë që të ngarkohen më shpejt, rekomandohet ridimensionimi i imazheve në një program të jashtëm për modifikimin e imazheve para se skedari të ngarkohet në modifikuesin e tekstit dhe imazhit.
Fusha e emërtimit kur lëvizet mbi të, të lejon të caktosh një tekst përshkrues në lidhje me imazhin që do të shfaqet kur përdoruesi të vendosë kursorin mbi imazh. Emërtimet e shfaqura kanë gjithashtu një rol për optimalizimin siç duhet të motorëve të kërkimit të faqes tënde, ndaj rekomandohet t’i shtosh ato për imazhet kryesore të faqes tënde.
Për ta modifikuar më tej imazhin tënd, mund të aplikosh një efekt imazhi, që do të jetë i dukshëm pasi imazhi të jetë ruajtur duke klikuar jashtë elementit të modifikuar.
Caktimi i drejtvendosjes së imazhit dhe shtimi i një linku mbi imazh janë disa mundësi të tjera që ke në dispozicion. Nëse zgjedh ikonën duke shtuar një link, do të shfaqet nënmenuja e mëposhtme në fund të menusë në të djathtë.
Rregullo hapësirën rreth imazhit në lidhje me përmbajtjen shtesë në element duke specifikuar distancën në pikselë për sipër, poshtë, majtas dhe djathtas.
Mund të shtosh një bordurë në imazhe duke specifikuar gjerësinë e bordurës në pikselë dhe duke zgjedhur ngjyrën e preferuar të bordurës. Duke klikuar ikonën e ngjyrës së bordurës do të hapet kutia e veglave të ngjyrave ku mund të aplikosh ose të heqësh ngjyrën e bordurës.
Lëvizja mbi imazhe i shton sajtit elementin e ndërveprimit, dhe gjithashtu mund të tregojë se diçka do të ndodhë nëse një imazh klikohet. Kjo mund të jetë e dobishme në rastet kur linku është shtuar mbi imazh.
Krijo një imazh me efekt kur lëvizet mbi të me efektet tranzitore duke ngarkuar një imazh të dytë nën alternativën "Imazh me efekt kur lëvizet mbi të". Pasi të jetë ngarkuar "Imazhi me efekt kur lëvizet mbi të" mund të zgjedhësh nga lista e efekteve tranzitore atë që do të përdoret ndërmjet dy imazheve.
Efektet "Qartësimit gradual" dhe "Copëzimit" në pamje të parë duken shumë të ngjashëm, por ka një diferencë domethënëse kur i aplikohen imazheve me pjesë transparente. Me efektin e Qartësimit gradual imazhi normal ruhet ndërsa imazhi me efekt kur lëvizet mbi të zbehet mbi të dhe të dyja kombinohen. Me efektin e Copëzimit imazhi normal zbehet ndërsa imazhi me efekt kur lëvizet mbi të zbehet.
Në varësi të madhësisë së imazhit të zgjedhur, kontrollet të mundësojnë të përshtatësh imazhet direkt në modifikuesin e tekstit dhe imazhit. Mund ta presësh lehtësisht një imazh dhe ta zmadhosh në një hapësirë të caktuar të një imazhi pa përdorur një mjet tjetër. Rezultati do të jetë menjëherë i disponueshëm për t’u parë dhe në kontekstin e faqes. Kjo veçori gjithashtu aplikohet për imazhet me efekt kur lëvizet mbi to. Veçoritë e prerjes dhe zmadhimit janë të disponueshme kur aktivizohet opsioni i avancuar dhe imazhi burimor duhet të jetë më i madh sesa imazhi i parë.
Imazhet më të mëdha sesa madhësia e shfaqur mund të rezultojnë me një shirit lëvizës zmadhues kur klikohen, duke të mundësuar zmadhimin dhe zvogëlimin, si dhe tërheqjen dhe pozicionimin e imazhit brenda dimensioneve të caktuara. Kjo e bën të thjeshtë të përqendrohesh në një hapësirë të caktuar siç tregohet në shembullin më poshtë. Imazhet me variantin e lëvizjes mbi to do të shfaqin një ikonë çelësi në pjesën e sipërme djathtas kur përzgjidhen. Duke klikuar mbi ikonë do të aktivizohen opsionet e plota të modifikimit për imazhin me efekt kur lëvizet mbi të.