Çdo element mund të vendoset në një faqe të aksesueshme në skedën Ndërto nga menuja në të majtë. Për të shtuar një element në faqen ku gjendesh aktualisht, kliko në skedën Ndërto, lokalizo elementin, tërhiqe dhe lëshoje në vendin e dëshiruar. Do të të kërkohet automatikisht ta modifikosh elementin. Pasi të bëhen ndryshimet e nevojshme, mjafton të klikosh jashtë elementit dhe ndryshimet do të ruhen e do të jenë gati për t’u publikuar. Nëse të duhet ta ndryshosh sërish përmbajtjen, kliko brenda elementit për të hapur opsionin e modifikimit brenda rreshtit dhe ngarko menunë në të djathtë.
Për të lokalizuar elementin e nevojshëm, mund të zgjedhësh një nga kategoritë e nevojshme ose përdor menunë zbritëse "Shfaq" për të kufizuar kërkimin dhe për të filtruar elementët, në bazë të përdorimit të tyre. Për hyrje të shpejtë dhe të lehtë në një element të caktuar, mund të përdorësh gjithashtu shiritin e kërkimit.
Nga skeda Ndërto, gjithashtu mundtë instalosh aplikacione. Ato që shfaqen me shkallë të tejdukshmërisë më të ulët dhe me një dryn jeshil nuk janë aktivizuar ende. Duke zgjedhur njërin prej tyre, do të shfaqet një dritare kërcyese për instalimin e aplikacionit përkatës. Pasi të aktivizohet, aplikacioni mund të vendoset tashmë në një faqe.
Të gjithë elementet e tjerë të përmbajtjeve janë të aktivizuar paraprakisht. Mund të gjesh më shumë informacion për çdo kategori në skedën Ndërto, në artikujt përkatës të ndihmës.