Nëntitujt janë tekste të shkurtra që mund të të ndihmojnë të përshkruash më mirë produktin, të rritësh normën e konvertimit dhe të marrësh më shumë porosi. Mund të theksosh informacionin e rëndësishëm në këtë fushë: promocionet, audiencën e synuar të produkteve, përbërësit (veçanërisht e dobishme për restorantet), disponueshmërinë e transportit falas.
Për të shtuar një nëntitull te një produkti
- Nga dyqani në internet, shko te Katalogu → Produktet.
- Hap detajet e një produkti të cilit do t’i shtosh një përshkrim.
- Lëviz poshtë te fusha e nëntitullit "Shto produkt" dhe klikoje.
- Shto nëntitullin për produktin tënd.
- Kliko "Ruaj".
Tani klientët e tu shohin një përshkrim të shkurtër për këtë produkt në dyqanin tënd: në vitrinën e dyqanit dhe në faqen e detajeve të produktit.
Mund të japësh nëntituj në gjuhë të ndryshme nëse përdor gjuhë shtesë në vitrinën e dyqanit. Fushat e përkthimit do të shfaqen menjëherë poshtë fushës së nëntitullit të produktit. Nëse i lë bosh, nëntitujt do të shfaqen në gjuhën e paracaktuar të dyqanit tënd.
Zgjidh si të shfaqësh nëntitujt në listën e produkteve
Nëntitujt janë paracaktuar të shfaqen në listën e produkteve të tua si "të rregulluara", gjithmonë si tekst i dukshëm. Por mund të zgjedhësh të shfaqësh një përshkrim të shkurtër nëse klienti yt lëviz me maus mbi fotografinë e imazhit në rrjetë. Pjesën tjetër të kohës, nëntitujt nuk do të duken në vitrinën e dyqanit tënd:
Për të konfiguruar se si duken nëntitujt në listën e produkteve të tua:
- Shko te Dizajni.
- Lëviz poshtë te detajet dhe struktura e kartës së produktit
- Te menuja e shkallëzuar "Nëntitujt e produktit", zgjidh "Shfaq" ose "Shfaq kur të vendoset mausi sipër".
Ndryshimet do të ruhen automatikisht.
Si të zgjedhësh ku t’i shfaqësh nëntitujt te dyqani yt
Nëntitujt janë paracaktuar të shfaqen si në listën e produkteve edhe në faqen e detajeve të produkteve:
Por është e mundur të shfaqen vetëm në vitrinën e dyqanit ose në faqen e detajeve të produktit nëse do t’i shfaqesh nëntitujt në një vend të vetëm.
Për t’i çaktivizuar nëntitujt në faqen e detajeve të produkteve:
- Shko te Dizajni.
- Lëviz te Struktura e faqes së produkteve.
- Në seksionin Shiriti anësor gjej dhe hiq zgjedhjen nga kutia e zgjedhjes të nëntitullit të produktit.
Ndryshimet do të ruhen automatikisht.
Për të mos i shfaqur nëntitujt në vitrinën e dyqanit zgjidh "Mos i shfaq" në seksionin përkatës te "Detajet dhe strukturat e kartës së produktit" në faqen e dizajnit.
Shto dhe përditëso nëntitujt e produkteve në grup
Nëse ke një katalog të madh që është e vështirë ta përditësosh ose dëshiron të kesh produkte me të njëjtët nëntituj në disa vende të ndryshme, mund të përdorësh eksportin dhe importin me CSV për të shtuar ose përditësuar nëntitujt e produkteve në grup.
Për të shtuar ose modifikuar nëntitujt në grup:
- Nga dyqani yt në internet, shko te Katalogu → Produktet
- Nëse do të modifikosh nëntitujt e të gjithë produkteve, kliko "Eksportoi të gjitha" nën listën e produkteve
Nëse të duhet të menaxhosh nëntituj për produkte të caktuar, mund t’i zgjedhësh ato në listë dhe më pas të klikosh Eksporto të përzgjedhurat.
- Zgjidh kolonat e mëposhtme për të eksportuar – Emri i produktit, SKU, dhe Nëntitulli i produktit (mund të zgjedhës kolona të tjera gjithashtu nëse të duhen):
- Kliko "Shkarko skedarin CSV".
- Hap skedarin në modifikuesin e tekstit të thjeshtë ose në fletë llogaritëse (me të njëjtin kufizues që ke përdorur për eksportin). Këtu, për shembull, jepet se si duken të dhënat në modifikuesin TextEdit:
Dhe kështu do të dukeshin të njëjtat të dhëna në Google Sheets:
- Shto ose modifiko tekstin e nëntitujve për secilin produkt në kolonën e nëntitullit.
- Ruaje skedarin.
- Kthehu te katalogu → Produktet dhe kliko "Importo produktet".
- Ngarko skedarin, bëj kujdes me llojin e kufizuesit dhe radhën e kolonave. Ato duhet të jene të njëjtat me ato në skedarin tënd:
Pasi importimi të ketë përfunduar, tekstet dhe ngjyrat e nëntitujve do të përditësohen automatikisht.