Duke qenë se nuk mund t’i eksportosh detajet dhe fotografitë e produkteve, të duhet t’i shtosh manualisht. Pasi të importosh me sukses produktet mund t’i kërkosh në panelin kryesor të veprimeve dhe të zgjedhësh "Modifiko alternativat“ për të përditësuar dhe për të bërë ndryshime.
- Në fushën e kërkimit shkruaj emrin e produktit që do të ndryshosh ose thjesht mund të lëvizësh poshtë në listë.
- Zgjidh Modifiko produktin. Do të shfaqet një menu e shkallëzuar me një listë me alternativa.
- Pasi të zgjedhësh Modifiko alternativat, do të çohesh te një panel veprimesh që të lejon të bësh ndryshime te produkti,nga atributet, produktet e ngjashme, çmimet etj. Këtu mund të optimalizosh vitrinën e dyqanit dhe të personalizosh produktet e tua dhe mënyrën se si shfaqen.