Shiritat e produktit të lejojnë të theksosh produktet e përzgjedhura në vitrinën e dyqanit tënd, kur është produkti më i shitur, artikull me zbritje, produkt i ri ose çdo artikull tjetër që meriton të jetë në objektiv.
Si të shtosh një shirit produkti
Për të shtuar një shirit te produkti yt:
- Nga dyqani në internet, shko te Katalogu, më pas Produktet.
- Kliko "Shto një produkt të ri" ose zgjidh një produkt nga lista.
- Lëviz poshtë te fusha Shto ose modifiko shiritin dhe klikoje.
- Plotëso fushën Teksti i shiritit.
- Zgjidh Ngjyrën e shiritit (ngjyra e paracaktuar e etiketave është portokalli).
- Kliko "Ruaj".
Pasi të konfigurosh shiritin, shfaqet gjithmonë në rrjetën e produkteve në dyqanin tënd. Shiritat zakonisht shfaqen te faqja e detajeve të produktit, mund t’i gjesh nën fushën e çmimit dhe te imazhet e produkteve të ndërlidhur (nëse këto produkte kanë shirita).
Për ta fshirë shiritin, nëse, për shembull, nuk do të jetë më i dobishëm, shtyp "Hiqe këtë shirit te faqja e detajeve të produktit" te dyqani në internet dhe kliko "Ruaj".
Si të personalizosh tekstin e shiritave
Një etiketë tërheqëse dhe lehtësisht e lexueshme krijohet për të tërhequr vëmendjen e klientit. Prandaj fushat e tekstit të shiritit nuk mund të kenë më shumë se sa 30 simbole.
Mund të japësh shirita në gjuhë të ndryshme nëse përdor gjuhë shtesë në vitrinën e dyqanit. Fushat e përkthimit do të shfaqen menjëherë poshtë fushës së shiritit të produktit. Nëse i lë bosh, teksti i shiritave do të shfaqen në gjuhën e paracaktuar të dyqanit tënd.
Si të personalizosh ngjyrën e shiritit
Mund të zgjedhësh ngjyrën e shiritit nga disa alternativa të paracaktuara ose mund të caktosh ngjyrën tënde, p.sh. një ngjyrë që përshtatet me konceptin e dyqanit tënd. Për ta përshtatur ngjyrën e shiritave sipas dëshirës, shtyp butonin “#” dhe më pas kliko në pikatore për të përdorur mjetin e zgjedhjes së ngjyrës:
Do të shohësh paletën dhe dy shirita: shiritin e ngjyrës dhe të opacitetit. Mund të lëvizësh treguesit për të krijuar një shirit përfekt për faqen tënde në internet. Kodi i ngjyrës rezultuese mund të shfaqet në fushën e ngjyrës së personalizuar të shiritit.
Si të shtosh dhe të përditësosh shiritat e produkteve ne grup
Nëse ke një katalog të madh që është e vështirë ta përditësosh ose dëshiron të kesh produkte me të njëjtët shirita në disa vende të ndryshme, mund të përdorësh eksportin dhe importin me CSV për të shtuar ose përditësuar shiritat e produkteve në grup.
Për të shtuar ose modifikuar shiritat në grup:
- Nga dyqani në internet shko te Katalogu, më pas te Produktet.
- Nëse do të modifikosh shiritat e të gjithë produkteve, kliko "Eksportoi të gjitha" nën listën e produkteve
Nëse të duhet të menaxhosh shiritat për produkte të caktuar, mund t’i zgjedhësh ato në listë dhe më pas të klikosh Eksporto të përzgjedhurat.
3. Zgjidh kolonat e mëposhtme për të eksportuar – Emri i produktit, SKU, dhe Shiriti dhe Ngjyra e shiritit (mund të zgjedhës kolona të tjera gjithashtu nëse të duhen):
4. Kliko Shkarko skedarin CSV
5. Hap skedarin në modifikuesin e tekstit të thjeshtë ose në fletë llogaritëse (me të njëjtin kufizues që ke përdorur për eksportin). Këtu, për shembull, jepet se si duken të dhënat në modifikuesin TextEdit:
Dhe kështu do të dukeshin të njëjtat të dhëna në Google Sheets:
6. Shto ose modifiko tekstin e shiritave për secilin produkt në kolonën e shiritave.
7. Shto ose modifiko ngjyrat (kodet e ngjyrave) të shiritave për secilin produkt në kolonën e ngjyrave të shiritave
8. Ruaj skedarin.
9. Kthehu te katalogu → Produktet dhe kliko Importo produktet.
10. Ngarko skedarin, bëj kujdes me llojin e kufizuesit dhe radhën e kolonave. Ato duhet të jene të njëjtat me ato në skedarin tënd:
Pasi importimi të ketë përfunduar, tekstet dhe ngjyrat e shiritave do të përditësohen automatikisht.