Më poshtë jepet një përshkrim i shkurtër i specifikimeve të ndryshme që mund t’ia shtosh secilit prej produkteve të tua.
Të përgjithshme:
Shto një foto të produktit, përshkrimin, emrin, SKU/ID dhe peshën (për qëllime transporti). Në seksionin "Të përgjithshme", mundesh gjithashtu ta specifikosh kategorinë e produktit. Në fund të faqes, zgjidh"Ndysho kategoritë" dhe zgjidh një nga alternativat.
Atributet:
Mund të zgjedhësh t’i shtosh atribute produktit këtu duke specifikuar Kodin Universal të Produktit (UPC) dhe markën (p.sh.: nese po shet një libër, marka mund të jetë "botuesi"). Kjo do ta thjeshtojë identifikimin e produkteve dhe veçorive të tyre.
Skedarët:
Nëse ka skedarë të dobishëm për klientët, të tillë si udhëzimet ose informacioni i produktit, mund t’i bashkëngjitësh këtu. Skedarët do të jenë të disponueshëm vetëm pasi klienti të ketë blerë dhe të ketë paguar produktin.
Taksat dhe transporti:
Shto peshën dhe dimensionet e produktit këtu dhe specifiko mënyrën e transportit.
SEO:
Këtu mund të marrësh më shumë shikueshmëri në kërkimet në internet për produktin tënd duke shtuar një titull dhe përshkrimin meta.
Produktet e lidhura:
Mund të zgjedhësh të shtosh produkte të ndërlidhura për t’u shfaqur pranë produktit në fokus. Bëje duke caktuar produkte në këtë seksion. Mund ta shikosh paraprakisht mënyrën se si duket duke zgjedhur Shiko produktin paraprakisht.
Butoni “Bli tani”:
Mund të zgjedhësh të shfaqësh përshkrime të ndryshme në lidhje me produktet e tua dhe personalizo paraqitjen. Mund të integrosh gjithashtu një buton "Bli tani" në hapësirat e tjera të faqes tënde të internetit duke përdorur kodin e integruar që është lehtësisht i disponueshëm.
Pasi të kesh plotësuar hapat e modifikimit/përsonalizimit të një produkti, mund të përsëritësh këto hapa për produktet që importon ose shton në dyqanin e ri.