Zgjedhja e dizajnit të duhur është një hap i rëndësishëm në konfigurimin e pranisë tënde në internet. Duke pasur këtë gjë parasysh, ke mundësinë të ndryshosh ose të modifikosh dizajnin tënd në çdo kohë, përmes skedës "Dizajni" nga menuja në të majtë.
Shabllonet
Nën kategorinë "Shabllonet", e aksesueshme përmes skedës "Dizajni", mund të shikosh paraprakisht të gjithë dizajnet e disponueshme që nga të cilët mund të zgjedhësh. Me zgjedhjen e njërit, do të ngarkohet një ekran për shikimin paraprak, mbi trupin e njërit prej dizajneve të tu aktual. Përmes butonit "Shikimi i drejtpërdrejtë paraprak" mund të kontrollosh një llogari ekzistuese duke përdorur të njëjtin dizajn, në një shfletues të ri. Pasi të jesh gati, kliko butonin "Zgjidh" për të aplikuar dizajnin.
Një shënim me rëndësi është se me ndryshimin e shabllonit, nëse ke bërë vetëm disa ndryshime ne uebsajtin e krijuar fillimisht, mund të rezultojë në aplikimin e shabllonit të zgjedhur dhe e gjithë përmbajtja që ke shtuar manualisht, do të hiqet nga kujtesa e fragmenteve.
Në rast se vijon me ndryshimin e dizajnit tënd, ku i janë bërë më shumë sesa disa ndryshime, ne do të aplikojmë vetëm dizjanin dhe strukturën e tij, pa ndryshuar përmbajtjen.
Skemat e ngjyrave
Skema e ngjyrave të mundëson ndryshimin e paletës së ngjyrave të uebsajtit tënd. Përditëso tekstin e logos aktuale, titujt e faqeve dhe tekstin e menusë me një nga zgjedhjet. Kliko "Rivendos" për t’u kthyer te paraqitja në stok ose "Ruaj" për të aplikuar ndryshimin.
Fontet
Mund t’i personalizosh fontet e tua edhe më shumë. Kjo përfshin titujt e faqeve si dhe tekstet e përdorura në sajt në modifikuesit e tekstit dhe imazheve. Ka një numër fontesh të disponueshme nga të cilat mund të zgjedhësh me mundësinë për të aplikuar veçori shtesë.
Kategoria Fontet (Kryesore) përdoret për të rregulluar veçoritë për fontet standarde: Standardet, I thjeshtë i vogël, I thjeshtë dhe i thjeshtë i madh, ndërsa kategoria Fontet (Titujt) i referohet stileve të fonteve të mëdha: Banderolë, titull 1, titull 2, titulli i faqes dhe titujt e seksioneve.
Butoni "Cakto të personalizuarën" hap veçoritë e fonteve për kategorinë e përzgjedhur përkatësisht. Të mundëson personalizimin e familjeve
- të mëposhtme të fonteve: Arial, Courier, Georgia, Times etj.
- Ngjyra dhe madhësia
- Lartësia e vijës rregullon hapësirën mes vijave kur përdorë një stil i caktuar fonti.
- Lidhjet në tekst dhe paraqitja e tyre kur lëviz mbi to me kursor.
Ndryshimet mund të kthehen lehtësisht tek ato që vijnë me shabllonin fillestar përmes butonit "Rikthe artikullin e stokut".
Sfondi
Mund të përdorësh kategorinë "Sfondi" për të ndryshuar ngjyrën ose imazhin e sfondit. Mund të zgjedhësh nga libraria e imazheve dhe ngjyrave në stok, ose mund të aplikosh të tuat.
Për të zëvendësuar sfondin e paracaktuar, mjafton të zgjedhësh alternativën nga lista. Për të përdorur imazhin tënd, kliko "Cakto të personalizuarën" dhe ose zgjidh një skedar nga kompjuteri yt ose vendos një URL të imazhit të preferuar.
Në bazë të madhësisë së imazhit tënd dhe të vendosjes së preferuar, duhet të caktosh pozicionin. Radhitja do të bëjë që imazhi të përsëritet vertikalisht, horizontalisht ose të dyja. Përdor menunë e shkallëzuar "Lëvizje e imazhit të sfondit" për të zgjedhur "Pozicion fiks" dhe zona e përmbajtjes do të lëvizë mbi sfond. Zgjidh "Lëviz me përmbajtjen" dhe sfondi do të lëvizë me zonën e përmbajtjes.
Disa dizajne të mundësojnë të ndryshosh ose të aplikosh Zbukurimet në sfondin e sajtit. Këto imazhe të tejdukshme do të shfaqen mbi ngjyrën e sfondit të imazhit ose imazhin e sfondit. Kjo veçori ka alternativa personalizimi të ngjashme me ato të sfondit të sajtit.