Në panelin "Cilësimet e sajtit" mund të kesh qasje në alternativa që zbatohen për sajtin tënd në tërësi: vendos emrin e personalizuar të domenit, shto të dhënat meta të motorit të kërkimit, mbro me fjalëkalim të gjithë sajtin dhe më shumë. Për të hapur "Cilësimet e sajtit" kliko në skedën "Cilësimet" në menunë në të majtë. Kliko butonin "Ruaj" në krye dhe me pas je gati për aplikimin e ndryshimeve të nevojshme.
Detajet e sajtit
Në krye të panelit "Cilësimet" do të shohësh URL-në, URL-në e pamjes paraprake dhe Hartën standarde të sajtit.
OPB ka një veçori që gjeneron automatikisht hartën e sajtit. Harta e sajtit përdoret nga robotët e elementëve "crawling" të sajtit për të indeksuar më mirë uebsajtin dhe për të përmirësuar SEO-n. Harta e sajtit përmban të gjitha faqet e sajtit tënd. Nëse dëshiron të përdorësh skedarin tënd të hartës së sajtit, ngarko një skedar XML në seksionin e skedarëve statikë të sajtit dhe harta standarde e sajtit do të çaktivizohet dhe skedari i ngarkuar do të përdoret në vend të saj. Nëse e fshin skedarin, harta standarde e sajtit do të aktivizohet sërish.
Titulli i sajtit është kreu që do të shfaqet në zonën e kreut të të gjitha faqeve të sajtit, gjithashtu si titulli i dritares së shfletuesit.
Në fushën e vogël pranë titullit të sajtit mund të personalizosh ndarësin e titullit të faqes. Ky karakter ndan titullin e sajtit nga titulli i faqes në dritaren e shfletuesit. Mund të vendosësh simbolin e ndarësit të tillë si: #, -, : etj.
Fusha "Domeni im" të mundëson të shtosh më shumë se një domen të vetëm, që nëse konfigurohet saktësisht, do të ngarkojë uebsajtin tënd.
Nëse aktivizon "Opsionet e avancuara", hap një numër alternativash ose veçorish shtesë për disa elementë dhe aplikacione të disponueshme.
Kontrolli i qasjes në sajt
Seksioni "Kontrolli i qasjes në sajt" të mundëson mbrojtjen e të gjitha faqeve në sajtin tënd me një fjalëkalim të vetëm. Nëse dëshiron ta kufizosh qasjen në sajtin tënd vetëm për individët që u është dhënë një fjalëkalim i caktuar, plotëso fjalëkalimin e dëshiruar në fushën "Fjalëkalimi", ruaj ndryshimet dhe publikoje. Një gjë e rëndësishme mund të jetë fakti që faqet e mbrojtura me fjalëkalim të internetit nuk do të mund aksesohen nga elementet "crawlers" të motorëve të kërkimit.
Veçoritë e veçanta
Statistikat e sajtit - Përdore këtë mjet për të monitoruar statistikat e faqes tënde të internetit me Google Analytics ose Web Analytics, që mund të aktivizohet ose të konfigurohet në Llogaria ime Web Apps
Kërkimi i integruar - Shfaq një kuti kërkimi të Google në kreun e sajtit tënd
Vendndodhja- Cilësimet e vendndodhjes të lejojnë të lokalizosh formatin e datës dhe orës të shfaqur në disa zona të faqes tënde. Aplikacionet si "Të rejat dhe ngjarjet" dhe "Planifikuesi i takimeve" si dhe elementët e ndërtimit të tillë si Zona e skedarëve, modifikuesi i teksteve dhe imazheve, si dhe modifikuesi i formularëve do të shfaqin datën dhe orën sipas cilësimeve të vendndodhjes tënde.
Protokolli i sajtit - Ky është protokolli që do të shfaqet për sajtin tënd në një kërkim në Google. Nëse nuk ke një certifikatë SSL të instaluar, të lutemi të zgjedhësh alternativën "Prefero HTTP".
Gjuha e sajtit - Specifikon gjuhën e ndërfaqes së administratorit të llogarisë tënde.
Fjalët kyçe të sajtit dhe përshkrimi i sajti - Këtu mund të shtosh të dhëna të rëndësishme meta për përmirësimin e SEO-s.
Ndarja e imazhit në media sociale - Këtu mund të caktosh një imazh që do të përdoret si një imazh në miniaturë kur faqet nga sajti yt ndahen në rrjetet sociale, si Facebook, LinkedIn, Google+ etj. Zgjidh nga Përdor imazhet e përmbajtjes së faqes, Përdor logon e sajtit dhe Ngarko imazh të personalizuar.
Modifiko kodin e sajtit - Këtu mund të vendosësh pjesën e kodit te koka e elementit të sajtit tënd. Kodi është vendosur në dritaren kërcyese. Duhet të klikosh "Përditëso" dhe më pas butonin "Ruaj" për të ruajtur ndryshimet. Elementet brenda etiketës mund të përmbajnë skripte, CSS, të japin informacion meta dhe më shumë. Duke përdorur Kokën HTML mund të konfirmosh shpejt pronësinë e sajtit për shërbime të vlefshme SEO, të tilla si mjetet Google Webmaster dhe Bing. Gjithashtu të lejon të shtosh kodet e nevojshme për të mundësuar statistikat e Facebook Insights për faqen tënde të internetit ose të rregullosh pamjen e sajtit tënd në pajisjet celulare. Ka shumë etiketa të tjera të dobishme meta që mund t’ia shtosh sajtit tënd.
Skedarët statikë të sajtit - Veçoria e ngarkimit të skedarëve statike të lejon të shtosh skedarë të lidhur me motorë kërkimi ose të tjerë në dosjen bazë të faqes tënde të internetit. Për të ngarkuar skedarët statikë nga pajisja kliko butonin "Ngarko", kliko zonën me vija të ndërprera "Tërhiq dhe lësho" ose tërhiq një skedar në zonën me vija të prera "Tërhiq dhe lësho". Këtu mund të ngarkosh hartën e faqes ose favicon-in e personalizuar.
Versioni
Seksioni i versionit të mundëson të shikosh paraprakisht dhe të rikthesh një gjendje të ruajtur të sajtit. Nëse e publikon sajtin pas ndryshimeve krijohet një version tjetër i tij. Mund të kesh qasje në 10 versionet e krijuara të faqes tënde të internetit, duke përfshirë 5 versionet e preferuara. Për të shënuar një version si të favorizuar, kliko yllin pranë versionit përkatës.
Për të rikthyer një version, zgjidh alternativën "Shiko paraprakisht" dhe kliko butonin "Rivendos" në cepin lart djathtas të ekranit.