Pasi të hysh për të modifikuar uebsajtin tënde, të shfaqet ajo që ne quajmë Pamja e Administratorit në faqe. Pamja e administratorit ngjan shumë me pamjen që sheh përdoruesi përfundimtar (p.sh. ajo që vizitorët shohin kur vijnë në sajtin tënd). Në pamjen e administratorit, gjithsesi, ka mundësi të tjera që të mundësojnë të menaxhosh çdo aspekt të sajtit tënd, të tilla si të shtosh, të modifikosh, të fshish përmbajtje, të menaxhosh aplikacionet, të kesh qasje në bazat e të dhënave dhe më shumë. Të gjitha këto alternativa për administratorin janë të aksesueshme nepërmjet menusë në të majtë, menusë së administratorit në krye dhe menutë e shumta të elementeve, një për secilin element përmbajtjeje në faqe.
Menuja në të majtë
Nga menuja në të majtë mund të shtosh të gjitha llojet e përmbajtjeve, si tekst dhe imazhe, galeri imazhesh, zonë për skedarë, formular, fragment HTML ose një grup seksionesh. Mund të menaxhosh faqet, të kesh qasje në cilësimet e aplikacionit dhe të modifikosh cilësimet e sajtit.
Në seksionin Ndërto mund të gjesh të gjithë elementet që mund të vendosen në një faqe, si p.sh.: Tekst dhe imazhe, galeri imazhesh, zonë për skedarë, formular, bashkë me të gjithë aplikacionet e disponueshme në paketën tënde.
Në seksionin Opsionet mund të gjesh të gjitha aplikacionet dhe përveç opsionit për t’i aktivizuar, si në seksionin Ndërto do të mund t’i menaxhosh disa prej tyre edhe më tej.
Tërhiq dhe lësho përmbajtjen që do të shtosh dhe drejtkëndësha blu do të shfaqin vendndodhjet më të afërta të mundshme ku mund të shtohet kjo përmbajtje pasi të lëvizësh mbi faqe.
Drejtkëndëshat blu tregojnë vendndodhjet e mundshme në faqe, ndërsa nëse elementi që po mundohesh të pozicionosh shënohet me të kuqe, vendndodhja aktuale nuk është e lejuar.
Skeda e Kujtesës së Fragmenteve shfaqet nëse ke kopjuar një element ekzistues në mënyrë që ta përdorësh lehtësisht atë. | |
Kliko Faqet për të hapur dritaren e menaxhimit të faqeve të sajtit tënd. | |
Skeda Design Pro bëhet e disponueshme si një pikë qasjeje për në aplikacion, pasi të jetë instaluar. | |
Zgjidh skedën Dizajni për të hapur galerinë e stokut të dizajnëve ku mund të zgjedhësh një dizajn të ndryshëm nga stoku ose të ndryshosh më tej dizajnin tënd aktual. | |
Duke klikuar Cilësimet, mund të kesh qasje në opsione që i aplikohen gjithë sajtit tënd: hyr në emrin e personalizuar të domenit, shto të dhënat meta të motorit të regjistrimit, mbro me fjalëkalim të gjithë sajtin e më shumë. |
Menuja kryesore
Menuja kryesore e administratorit gjendet në pjesën e sipërme të faqes së administratorit. Përmban opsionet se si vizitorët e faqes tënde të internetit do ta shohin faqen në rezolucione të ndryshme.
Gjithashtu, mund të publikosh faqen e internetit duke klikuar butonin "Publiko" ose nga menuja e shkallëzuar për të publikuar faqen ku ndodhesh aktualisht.
Nëse klikon butonin "Publiko", të gjitha ndryshimet që ke bërë në pamjen e faqes tënde si administrator do të bëhen gjithashtu të disponueshme edhe për përdoruesin përfundimtar. Sapo ta publikosh faqen, një njoftim konfirmimi do të shfaqet lart majtas me URL-në e faqes së publikuar dhe një link për ta ndarë faqen me njerëz të tjerë. Butoni "Publiko" do të ndryshojë ngjyrën nga portokalli në jeshile, në varësi të faktit nëse të gjithë ndryshimet janë publikuar.
Publikimi i një faqeje ose i të gjithë uebsajtit nuk mund të zhbëhet, por mund të përdorësh butonat "zhbëje" dhe "ribëje" pranë butonit "Publiko", në mënyrë që ndryshimet të mund të kthehen pas. Në sajë të natyrës së funksionit, zhbërja e një veprimi mund të rezultojë në kthimin pas me disa hapa, pasi veprimet e kryera në një hark kohor të kufizuar ruhen si një veprim i vetëm.
Menuja e elementeve
Faqja përbëhet nga elementë të ndryshëm përmbajtjesh, si tekst, galeri imazhesh, formularë etj. Të gjithë elementet e përmbajtjeve mund të modifikohen thjesht duke lëvizur mbi to. Një drejtkëndësh blu do ta shënojë përmbajtjen që po modifikon dhe një menu anësore do të shfaqet në të djathtë të elementit.
Disa elementë përmbajtjesh, si një hapësirë navigimi/nën-navigimi bosh ose një fragment HTML, mund të kenë një vendshënues gri që shfaqet në vendndodhjen e tyre. Si elementët e tjerë të përmbajtjeve, mund të modifikosh dhe të shtosh artikuj në to thjesht duke lëvizur mbi vendshënuesin gri.
Kur një element është vendosur në një faqe ose nëse lëviz mbi çdo element tashmë ekzistues, do të shfaqen opsionet e mëposhtme për të menaxhuar elementin.
Shumica e elementëve mund të modifikohen thjesht duke klikuar mbi to, por për disa të tjerë duhet të lëvizësh mbi to dhe të zgjedhësh ikonën e dhëmbëzës. | |
Ikona e koshit përdoret për të fshirë një element. Mund të përdorët pasi të jenë zgjedhur disa elementë. | |
Ikonat e dublikimit të lejojnë të kopjosh një element dhe ta vendosësh në skedën "Kujtesa e fragmenteve", në menunë në të majtë. | |
Ikona me syrin e kryqëzuar paraqet funksionin "Fshih përmbajtjen". Nëse e klikon, do ta ruaje përmbajtjen në pamjen e administratorit por do ta heqë nga pamja e përdoruesit përfundimtar. Përmbajtja e fshehur do të marrë nuancë të zbehur. | |
Ikona e kutisë së zgjedhjes të mundëson të zgjedhësh disa elementë përmbajtjesh njëkohësisht. Kjo të mundëson të ekzekutosh funksionin "Fshi" ose "Kopjo" për disa elementë. Një drejtkëndësh blu do të shfaqet rreth çdo elementi të zgjedhur. | |
Ikona e plusit ndodhet në menunë anësore të elementëve si Zona e navigimit, Galeria e imazheve, Zona e skedarëve dhe Grupet e seksioneve. Të mundëson të shtosh artikuj brenda zonës së përzgjedhur. Për shembull, duke klikuar në ikonën plus në zonën e navigimit do të mund të shtosh elementë navigimi në të. |
Për të lëvizur një element në një vendndodhje tjetër, mjafton të lëvizësh mbi të, ta mbash të klikuar në vendndodhje dhe ta ripozicionosh atë sipas dëshirës.