Aplikacioni "Certifikata dhuratë" mund të jetë shumë i dobishëm për vizitorët e faqes së internetit që po kërkojnë dhurata për raste të veçanta, si ditëlindje dhe festa. Kjo është një nga mënyrat më efikase për sa i përket kostos për të rritur shitjet e tua dhe për të tërhequr klientë të rinj.
Si të konfigurosh shtojcën "Certifikata dhuratë"
Aplikacioni mund të aktivizohet duke aktivizuar shtojcën "Promocione lokale". Mund të zgjedhësh si versionin Lite ose Premium, në varësi të planin aktual.
Për të vendosur aplikacionin "Certifikata dhuratë" në një faqe, mjafton të tërheqësh dhe të lëshosh një element në zonën blu të faqes.
Për të ndryshuar elementin në një faqe, mjafton të lëvizësh mbi të dhe të klikosh ikonën e dhëmbëzës:
Dritarja e mëposhtme kërcyese do të aktivizohet, nga ku do të mund të konfigurosh aplikacionin:
Opsionet
Në skedën "Opsionet", mund të përcaktosh deri në 5 shuma për certifikatat dhuratë. Një mundësi tjetër të lejon të blesh një certifikatë me një shumë të personalizuar. Certifikata e personalizuar dhuratë shfaqet në faqe me një fushë bosh, ku përdoruesit mund të vendosin çdo shumë brenda intervalit minimal dhe maksimal të çmimit. Me përcaktimin e Përshkrimit dhe Printimit të imët, do të krijojmë një link sipër butonit "Bli tani", që pasi të zgjidhet, do të ngarkojë një dritare kërcyese me informacionin e dhënë.
Në skedën "Opsionet", duhet të shtosh gjithashtu detajet e pagesës tënde, emailin e lidhur me llogarinë PayPal dhe monedhën e preferuar. Mund të konfigurosh gjithashtu markën tënde.
Aktivizimi i shërbimit në bazë të opsioneve të certifikatave, aktivizon një skedë shtesë, "Shërbime", që gjendet pranë Opsioneve. Nga aty do të mund të shtosh shërbime
Shërbime
Skeda "Shërbime" të lejon të krijosh dhe të menaxhosh shërbimet për të cilët mund të blesh certifikata. Nëse ke të aktivizuar dhe të konfiguruar aplikacionin "Planifikuesi i takimeve", shërbimet e konfiguruara aty do të vendosen automatikisht në skedën "Shërbime" brenda aplikacionit "Certifikata dhuratë". E njëjta gjë zbatohet gjithashtu për aplikacionin "Oferta ditore".
Lëviz në një shërbim ekzistues për të modifikuar veçoritë e tij ose për ta fshirë atë me anë të butonit "Fshi". Sigurohu të kesh kontrolluar kutinë e zgjedhjes "Aktiv" për ta bërë shërbimin të disponueshëm për blerje përmes një "certifikate dhuratë". Shërbimet e reja mund të krijohen përmes butonit përkatës "Shto shërbimin". Është e rëndësishme të thuhet me ndryshimet e emrit, përshkrimit, kohëzgjatjes ose çmimit për secilin nga shërbimet në secilin prej aplikacioneve "Planifikuesi i takimeve", "Certifikata dhuratë" ose "Ofertat ditore", do të zbatohet i njëjti ndryshim edhe në aplikacionet e tjera. Kjo zbatohet edhe për fshirjen e shërbimeve.
Si të menaxhosh certifikatat dhuratë
Mund të menaxhosh certifikatat e blera dhe të monitorosh statistikat, si dhe aktivitetin tënd më të fundit, përmes opsionit "Menaxho" të menusë në të majtë të aplikacionit. Skeda "Paneli i veprimeve" shfaq statistikat për Certifikatat dhuratë dhe Ofertat e muajit, sasinë e shitur dhe atë të përdorur. Opsioni për t’i shfaqur mund të paraqesë një grafik për Certifikatat dhuratë ose vetëm Ofertat. Mund të kërkosh me ID. Ky ID caktohet menjëherë kur klienti zgjedh, gjeneron dhe blen një certifikatë. ID-të mund t’i gjesh në "Aktiviteti më i fundit" ose në "Paneli i veprimeve" dhe në skedën "Menaxho". Skeda "Aktiviteti më i fundit" liston artikujt e shitur dhe përmban një lidhje për ta parë paraprakisht artikullin.
Në skedën "Menaxho", do të mund të gjesh të gjitha ofertat dhe certifikatat të renditura sipas datës së blerjes. Skeda liston titullin e artikullit, faturën dhe balancën. Lëviz mbi një artikull për të parë opsionet si, përdor, ndrysho, printo, ridërgo dhe fshi për secilin, përmes dhëmbëzës zbritëse. Mund ta përdorësh opsionin "Përdor" nëse dëshiron ta përdorësh pjesërisht një ofertë.
Duke përdorur menunë e shkallëzuar "Shiko opsionet", mund të filtrosh cilat certifikata ose oferta mund të shfaqen nga aplikacioni "Ofertat ditore". Gjithashtu, ekziston një shirit kërkimi.
Versioni Lite i aplikacionit ka një limit prej 10 certifikatash, që vlen për numrin e certifikatave aktualisht aktive. Përdorimi i plotë i certifikatës, do ta ulë numrin aktual. Në rast se ke 10 certifikata aktive, do të shfaqet mesazhi i mëposhtëm në faqen tënde të internetit: Kjo certifikatë U SHIT E GJITHA! Kontrollo sërish më vonë.
Përvoja e përdoruesit
Në faqen tonë, certifikata dhuratë shfaqet e listuar në mënyrë që klientët e tu ta zgjedhin. Pasi certifikata të jetë përzgjedhur, butoni "Bli tani" do të hapë opsionet për të vendosur emrin dhe adresën e emailit të klientit, si dhe emrin dhe emailin e marrësit. Klienti mund të zgjedhë nga një magazinë prej 3 dizajnësh certifikatash. Gjithashtu, mund të shtohet një mesazh sipas dëshirës. Pasi të jenë plotësuar informacionet e kërkuara, klientët e tu do të mund të zgjedhin ta shohin paraprakisht certifikatën ose të vijojnë me pagesën.
Shënim: Stili i dizajnit të aplikacionit në faqe ndjek stilin e dizajnit të sajtit tënd. Kjo ndikon më së shumti te ngjyrat e shtojcës.