Mund të zgjedhësh nga fotografitë e disponueshme në Librarinë e imazheve*, ngarko imazhet e personalizuara ose krijo një diafilm elegant imazhesh me mbishkrime të animuara. Mund ta modifikosh faqen e imazhit duke klikuar mbi të.
Zgjedhja e imazhit statik
Për të zgjedhur një imazh të vetëm si imazhin e faqes:
- Zgjidh alternativen Imazh statik nga menuja e shkallëzuar Imazhi i faqes.
- Një imazh statik rastësor do të shfaqet në panelin e djathtë - Karakteristikat e imazhit të faqes.
- Kur klikon butonin "Cilësimet"mund të zgjedhësh madhësitë e vogël, mesatare dhe e madhe, që do t’i aplikohen gjatësisë së imazhit të faqes.
Për të ndryshuar imazhin statik me një imazh të personalizuar ose një imazh tjetër statik nga Libraria e imazheve:
- Kliko "Shiko imazhin paraprakisht" në panelin në të djathtë.
- Kur të klikosh në butonin "Libraria e imazheve" do të shfaqet një listë e gjatë me pamjet paraprake të të gjitha imazheve të aksesueshme.
- Për të zgjedhur një imazh nga Libraria e imazheve thjesht lëviz mbi Imazhin në miniaturë dhe kliko "Imazhin".
Për të shtuar një imazh të personalizuar ngarko (duke klikuar në kuti) duke tërhequr dhe lëshuar skedarin e imazhit.
Kur një imazh e tejkalon gjatësinë dhe gjerësinë mund të përdorësh funksionin "Tërhiq imazhin në hapësirën e dukshme" dhe atë të zmadhimit, e disponueshme si mbivendosje.
Zgjedhja e diafilmit të imazheve
Disa dizajne kanë mundësi integrimi për të shtuar një diafilm imazhesh me mbishkrime të animuara në hapësirën e kreut të faqes.
1. Për të filuar, zgjidh "Diafilim imazhesh" në menunë e shkallëzuar të imazhit të faqes.
Më pas zgjidh faqe imazhesh nga Libraria e imazheve ose ngarko sa imazhe të duhen duke klikuar lidhjen "+Shto një imazh të ri".
Për të modifikuar vetëm një imazh në diafilm:
- Në panelin djathtas Karakteristikat e imazhit të faqes, lëviz mbi pamjen paraprake dhe kliko ikonen e ingranazhit.
- Mund të modifikosh imazhin te modifikuesi i imazheve, të shtosh një emërtim me lloje të ndryshme animacioni për të ose të shtosh një lidhje te një faqeje të brendshme apo të jashtme.
Për të hequr një imazh nga diafilmi:
- Në panelin djathtas Karakteristikat e imazhit të faqes, lëviz mbi pamjen paraprake.
- Kliko ikonën e Koshit.
Për të modifikuar cilësimet e diafilmit kliko butonin "Cilësimet". Nga menuja mund:
- Të caktosh gjatësinë e banderolës duke përfshirë gjatësinë e personalizuar në përqindje.
- Të rregullosh kalimin e pamjeve.
- Të ndryshosh llojin e navigimit.
- Të rregullosh kohëzgjatjen e pamjes.
*Libraria e imazheve - Fotot ndahen në disa kategori për navigim dhe përzgjedhje më të lehtë. Kliko në menunë me shkallëzim të Kategorisë dhe zgjidh një grup imazhesh të ngjashme. Është e mundur të filtrosh imazhet duke shkruar një fjalë në fushën e tekstit të filtrimit të imazheve.