Imazhet mund të shtohen me këto mënyra:
- Tërhiq dhe lësho imazhet nga dosjet lokale ose faqe të tjera interneti në panelin e karakteristikave.
- Shfleto imazhet nga skedarët lokale në kompjuter duke klikuar brenda hapësirës së shtimit të imazhit.
- Shto nga URLpër një imazh të publikuar në një faqe tjetër interneti. Thjesht kopjo adresën e imazhit, ngjite brenda fushës së URL-së dhe kliko "Shto imazh".
Shto imazhe bazë
- Nga shiriti i navigimit në të majtë, kliko "Elementet".
-
Zgjero menunë e tekstit dhe imazheve.
- Tërhiq dhe lësho elementin e imazhit në faqe.
Shënim i shpejtë...
Imazhet me shenjën "#" ose pikëpyetjen "?" në emrin e tyre mund të ngarkohen përmes komandës "Tërhiq dhe lësho" ose URL-në.
Nëse nuk do të përdorësh imazhet e tuaj, shko te skeda "Libraria e imazheve" për ide dhe përzgjedhje të ndryshme.
Tani që ke shtuar një imazh...
Do të caktohet automatikisht me madhësinë e paracaktuar të imazhit. Zgjidh nga 3 madhësi të paracaktuara imazhesh: e vogël (gjerësi 150px), mesatare (gjerësi 250px) dhe aktuale ose përcaktoje vetë (madhësi e personalizuar).
Duke klikuar në një imazh do të hapët paneli i "Karakteristikave të imazhit".
Mund ta ndryshosh imazhin duke klikuar në butonin "Ndrysho".
Zgjidh "Modifiko" dhe imazhi do të hapet në një modifikues të jashtë ku do të bësh modifikime bazë të imazhit, të tilla si prerje, kthim, rrotullim, ridimensionin dhe aplikim efektesh speciale.
Fusha e emërtimit në pozicionimin e mausit mbi imazh të lejon të caktosh një tekst përshkrues në lidhje me imazhin që do të shfaqet kur përdoruesi të vendosë kursorin mbi imazh. Emërtimet e shfaqura kanë gjithashtu një rol për optimalizimin siç duhet të motorëve të kërkimit të faqes tënde, ndaj rekomandohet t’i shtosh ato për imazhet kryesore të faqes tënde.
Me alternativen e fundit të paracaktuar, mund të zgjedhës ndërmjet drejtvendosjes së imazhit dhe stileve të lëvizjes së tekstit për secilin imazh.
- pa thyerje
- thyerje në të majtë
- thyerje në të djathtë