Nën Të përgjithshme mund të përditësosh emrin e mbiemrin tënd dhe të shtosh një imazh të profilit. Gjithashtu mund të rregullosh cilësimet e mëposhtme:
Cilësimet e emailit
Modaliteti i pamjes së kutisë së emailit: Ky opsion me hapje nga poshtë të lejon të kalosh midis pamjes horizontale dhe vertikale.
- Paneli i ndarjes vertikale: Një listë me emaile do të shfaqet në të majtë dhe në të djathtën tënde do të shfaqet një paraafishim i emaileve.
- Paneli i ndarjes horizontale: Emailet do të shfaqen në krye të panelit të paraafishimit.
- Faqe e plotë horizontalisht: Këtu do të shikosh një pamje të plotë të pamjes së listës së emaileve ose të emaileve të zgjedhur. Nuk ka paraafishim.
Pamja e parazgjedhur e hartimit: Ky opsion me hapje nga poshtë shërben për të rregulluar mënyrën si shfaqet tipari i hartimit të mesazhit.
- Shfaq harto në faqen aktuale: Ky është cilësimi i parazgjedhur. Emailet hartohen brenda të njëjtës dritare të shfletuesit.
- Shfaq harto në një dritare të veçantë: Nëse zgjedh këtë cilësim, sa herë që harton një email, ai do të kërcejë në një dritare të re.
Modaliteti i parazgjedhur i hartimit: Dy opsionet e disponueshme janë Teksti ose HTML.
- Tekst: Ky opsion të lejon të shkruash mesazhin tënd vetëm me tekst të thjeshtë.
- HTML: Ky opsion të lejon të shkruash mesazhin tënd dhe të përshtatësh formatin. Mund të ndryshosh fontin, madhësinë, ngjyrën dhe peshën, si dhe të shtosh kokrra, dhëmbëzime, drejtvizim të tekstit dhe ngjyrë në sfond.
Modaliteti përgjigju/transfero: Ky opsion i referohet formatit të tekstit të mesazhit të emailit që zgjedh t’i përgjigjesh ose ta transferosh. Opsionet e disponueshme këtu janë Origjinal, Tekst ose HTML. “Origjinal” i referohet ruajtjes së formatit ashtu sikurse u mor.
Lloji i parazgjedhur i fontit: Cakton lloji e parazgjedhur të fontit.
Madhësia e parazgjedhur e fontit: Cakton madhësinë e parazgjedhur të fontit.
Ngjyra e parazgjedhur e fontit: cakton ngjyrën e parazgjedhur të fontit.
Teksti i dhëmbëzuar kur përgjigjesh apo transferon: Ky tipar mund të aktivizohet ose çaktivizohet duke klikuar kutinë e zgjedhjes.
Data dhe gjuha
Këtu mund të ndryshohen sa më poshtë:
- Gjuha e preferuar
- Formati i orës
- Formati i datës
- Zona kohore
- Tema