Për të shtuar një faqe:
- Kliko butonin Shto faqe në Menunë kryesore
- Dritarja e alternativave "Faqe e re" do të shfaqet në panelin majtas.
- Më pas mund të zgjedhësh Llojin e faqes që do të përdorësh, emrin e faqes dhe të zgjedhësh nëse lidhja e faqes duhet të shtohet në menunë e navigimit të faqes së internetit.
Lloji i faqes
Për thjeshtësi, ekzistojnë disa lloje faqesh nga të cilat mund të zgjedhësh. Mundësitë e personalizimit të përmbajtjes nuk kufizohen nga zgjedhja e llojit të faqes dhe do të mundesh të radhitësh lirisht përmbajtjet sipas dëshirës me çdo lloj faqeje.
Faqe bosh
Një faqe bosh pa përmbajtje të ngarkuara paraprakisht të lejon ta përcaktosh vetë stilin e përmbajtjes.
Faqja kryesore
Një strukturë faqeje e përshtatshme për faqen kryesore të uebsajtit tënd.
Rreth nesh
Struktura faqesh që mund të modifikohen për të paraqitur informacionin tuaj të kompanisë.
Shërbime
Dëshiron të ofrosh shërbime biznesi dhe informacione për produktet? Kjo lloj faqeje është krijuar me këtë qëllim.
Dëshmitë
Një strukturë faqeje ku mund të ndash dëshmitë e klientëve, rekomandimet dhe citime të tjera.
Galeria
Kjo lloj faqeje mund të shfaqë imazhet e një biznesi në një galeri.
Na kontakto
Këto faqe të parapërgatitura janë krijuar për të shtuar informacionet e kontaktit.
PYETJET MË TË SHPESHTA
Një strukturë me paraqitje të rregullt e faqes së pyetjeve më të shpeshta.
Menuja
Nëse po menaxhon një restorant, bar-kafe ose biznes të ngjashëm, ky është një shabllon i shkëlqyer faqeje për të paraqitur menunë tënde.
Mund të shtosh gjithashtu faqe të reja nga paneli i navigimit të menusë. Shpalos komandën e navigimit të caktuar dhe kliko (ikonën plus). Paneli i karakteristikave në të majtë do të shfaqet nga ku mund të zgjedhësh llojin e lidhjes dhe titullin. Për të parë listën aktuale të faqes së internetit, zgjidh Faqet në Menunë majtas.