Instaloni aplikacionin "Pagesa në internet" për të konfiguruar shpejt dhe thjeshtë pagesat dhe butonat e dhurimeve me PayPal.
Pasi aplikacioni të jetë aktivizuar, mund ta tërheqësh nga menuja në të majtë dhe ta vendosësh në pozicionin e dëshiruar në faqe. Kështu do të jetë gjithashtu e disponueshme për konfigurim.
Lëviz mbi elementin e vendosur dhe kliko ikonën e dhëmbëzës për ta konfiguruar. Nga opsioni "Zgjidh llojin e butonit" mund të zgjedhësh Pagesën me PayPal ose Google (e ndërprerë).
Opsionet e butonave të disponueshëm PayPal janë si më poshtë:
- Bli tani - Ky opsion i lejon klientët të klikojnë një herë dhe të blejnë shpejt një artikull me radhë.
- Shto në shportë - Përdorimi i këtij butoni i lejon klientët të zgjedhin një ose më shumë artikuj për një pagesë teke.
- Shiko shportën - I lejon klientët të rishikojnë artikujt në shportën e tyre para se të kalojnë te pagesa.
- Dhuro - I lejon klientët të zgjedhin një shumë dhurimi fikse ose të ndryshueshme.
Pasi të kesh përzgjedhur butonin e dëshiruar, mund të caktosh emrin e artikullit, çmimin dhe monedhën për t’u përdorur në transaksion, dhe emailin e llogarisë PaypPal ku do të dërgohen pagesat.
Opsionet:
- Drejtvendos në: Mundësia për të drejtvendosur butonin në të majtë, në të djathtë ose në mes
- ID artikullit: Mund të specifikosh një ID për çdo artikull për një gjurmim më të lehtë
- Opsionet e butonit:
- Opsionet e sasisë: Nëse e aktivizon këtë opsion klientët e tu do të mund të specifikojnë sasinë e artikujve që duan të blejnë në faqen e pagesës së PayPal.
- Opsioni i llojit të artikullit me çmim unik për lloj: Ky opsion i lejon klientët të zgjedhin mes llojeve të ndryshme të artikujve që kanë të konfiguruar një çmim të caktuar për secilin lloj. Për shembull, një bluzë mund të ketë disa lloje me çmime të ndryshme, si edhe masa të ndryshme. Një bluzë e masës XXL mund të kushtojë më shumë sesa një bluzë e masës S. Lloji i artikullit dhe çmimi përkatës do të shfaqet në menunë e shkallëzuar pranë butonit.
- Opsioni lloj shtesë artikulli: Ky opsion lejon aktivizimin e një menuje shtesë të shkallëzuar për produktet që po shet, të ngjashme me sa më sipër, pa çmimin unik për lloj.
- Fusha e tekstit: Ky opsion të lejon të shtosh maksimumi 2 fusha teksti, që u lejojnë vizitorëve të tu të shkruajnë një mesazh ose një koment gjatë blerjes së tyre. Mund të shkruash emrin ose një tekst tjetër në fushat e tua të tekstit.
4. Imazhi i personalizuar i butonit: Veçoritë e butonit PayPal të lejojnë të ngarkosh një imazh të personalizuar për butonat e tu. Mund të përdorësh një skedar nga kompjuteri yt ose një adresë URL për një imazh.
Shënime: Aplikacioni "Pagesa në internet" nuk mund të shtohet brenda elementit të tekstit ose imazhit. Është krijuar për t’u shtuar si element i veçantë. Kur përdoret në kombinim me elementin "Grupi i seksionit", mund të krijosh një model shumë të ngjashëm me atë që mund të arrihet me tabelat.