Me aplikacionin "Identifikimi i anëtarëve", përdoruesit e regjistruar mund të hyjnë në hapësirat e kufizuara "vetëm për anëtarë" që ke krijuar në faqen tënde të internetit. Hapësira vetëm për anëtarë e lejon zotëruesin e sajtit të kufizojë hyrjen në faqe për disa anëtarë kredencialet e të cilëve ruhen në bazën e të dhënave.
Mund të shtosh një element "Identifikim i anëtarëve" kudo në sajtin tënd dhe të konfigurosh se në cilën bazë të dhënash ruhen emri, adresa e emailit dhe fjalëkalimi përkatës për identifikimin e anëtarëve të tu. Elementi i identifikimit gjithashtu të lejon të rivendosësh fjalëkalimin duke përdorur emailin e dhënë. Në bazën e të dhënave mund të ruash një emër identifikimi dhe fjalëkalimin për secilin përdorues. Duke përdorur "Modifikuesin e bazës së të dhënave", zotëruesi i sajtit mund të ndryshojë bazën e të dhënave të anëtarit dhe të aktivizojë/çaktivizojë anëtarët, të ndryshojë profilet etj.
Krijimi i bazave të të dhënave për anëtarët
Për të përdorur aplikacionin "Identifikimi i anëtarëve", mund të krijosh një formular regjistrimi që mbledh detajet e përdoruesit duke përfshirë emrin dhe fjalëkalimin. Ky formular duhet të përmbajë fushën për emailin, fushën për emrin ku përdoruesi të shtojë emrin e dëshiruar të përdoruesit (mund të jetë e njëjta si fusha e emailit) dhe fushën e fjalëkalimit. Mund të shtosh gjithashtu fusha të tjera, nëse dëshiron. Formulari duhet të krijohet në mënyrë të tillë që t’i dërgojë detajet në një bazë të dhënash që do të ruaje kredencialet.
Një mundësi alternative do të ishte krijimi manual i bazës së të dhënave, në "Modifikuesin e bazës së të dhënave", me të gjitha detajet të shtuara si tituj të kolonave.
Konfigurimi i aplikacionit "Identifikimi i anëtarëve"
Shtojca "Identifikimi i anëtarëve" mund të aktivizohet përmes menusë në të majtë si çdo aplikacion tjetër. Pasi të aktivizohet, mund të vendoset në faqe, në të njëjtën mënyrë si çdo element përmbajtjesh. Për ta konfiguruar aplikacionin, duhet të lëvizësh mbi aplikacion pasi të jetë pozicionuar dhe të klikosh në butonin "ndrysho".
Ospionet
- Modeli i formularit - Zgjidh një model horizontal ose vertikal për formularin e identifikimit të anëtarëve.
- Burimi i të dhënave të përdoruesve - Specifiko bazën e të dhënave të anëtarëve dhe lidh fushat e emrit të përdoruesit, fjalëkalimit, emailit dhe miratimit (me zgjedhje).
- Opsione shtesë - Mund të vendosësh nëse anëtarët duhet të ridrejtohen në një faqe të caktuar pas identifikimit.
Kufizimi i faqeve vetëm për anëtarë
Me anë të opsionit të disponueshëm në "Cilësimet e faqes", mund të kufizosh disa faqe të caktuara vetëm për anëtarët.
Si të konfigurosh opsionet për kontrollin e aksesit
1. Lloji i kontrollit të aksesit: zgjidh "Sipas anëtarit të grupit" nga menuja e shkallëzuar.
2. Zgjidh anëtarin e grupit: zgjidh emrin e bazës së duhur të të dhënave ku ruhet informacioni i anëtarëve. Mund të zgjedhësh gjithashtu disa baza të dhënash të grupeve të anëtarëve për të njëjtën faqe. Mjafton të mbash të shtypur "Ctrl" dhe të klikosh mbi çdo bazë të dhënash.
Me zgjedhje:
3. Zgjidh faqen e identifikimit: Nëse dikush kërkon të hyjë në një faqe të kufizuar para se të identifikohet, do të shohë një mesazh ku ju kërkohet të identifikohen. Kur përdoruesi klikon "identifikohu", do të dërgohet me paracaktim në faqen e Kreut, nëse nuk specifikohet një faqe tjetër.
4. Përshkrimi: përdoret për të caktuar një përshkrim të personalizuar në faqen "Kërkohet akses i autorizuar".
Shënim i rëndësishëm: "Identifikimi i anëtarëve" është një aplikacion që kërkon një certifikatë SSL të instaluar për domenin, për të siguruar funksionalitetin dhe për të siguruar procesin e identifikimit. Kontakto Ekipin e asistencës teknike për më shumë informacion.