Aplikacioni "Lajme dhe evente" përdorët për të paraqitur tituj nga lista të menaxhuara dhe RSS Feeds.
Mund të aktivizosh shtojcën përmes opsionit të gjendur në menunë në të majtë. Pasi shtojca të jetë aktivizuar, mund ta vendosësh atë në një faqe dhe do të të kërkohet automatikisht ta ndryshosh atë.
Konfigurimi i shtojcës "Lajme dhe evente"
Zgjidh RSS Feed si burimin e të dhënave dhe shto URL-në përkatëse për të gjeneruar automatikisht tituj dhe përmbajtje të përditësuara nga sajtet që përditësohen shpesh.
Zgjidh opsionin "Rregjistrime manuale" për të vendosur tituj, lidhje dhe imazhe të personalizuara.
Skeda "Cilësimet" të lejon të ndryshosh "Preferencat e shfaqjes" dhe të konfigurosh "Elementët opsionalë" të aplikacionit.
Preferencat për mënyrën e shfaqjes
- Shfaq të parën: Cakto numrin e regjistrimeve që do të shfaqen.
- Shkurto përshkrimin pas: Cakto numrin e karaktereve për të kufizuar përshkrimin.
- Filtër: Zgjidh cilat regjistrime të shfaqësh: të gjitha, të kaluarat dhe të ardhshmet.
- Rëndit sipas datës: më të fundit në krye, ose më të hershmet në krye
Elemente me zgjedhje:
- Ikona e kalendarit para çdo titulli: Nëse aktivizohet, do të shfaqë një ikonë me datën e eventit
- Grupimi i regjistrimeve me të njëjtën datë: Nëse aktivizohet regjistrimet e të njëjtës datë do të grupohen nën një ikonë të përbashkët
- Imazhi i parë para regjistrimit: Zbatohet kur regjistrimet manuale përfshijnë një apo më shumë imazhe
- Data e tekstit nën titullin e regjistrimit
- Lidhja "Shfaq më shumë...": Nëse aktivizohet, shton një lidhje në fund për të shfaqur më shumë regjistrime në rast se nuk janë të aksesueshëm të gjitha regjistrimet që duhet të jenë të dukshme.
- Ktheje titullin e regjistrimit në një lidhje: Me klikimin e një titulli regjistrimi do të hapet një lidhje, nëse lidhja është caktuar në regjistrimin manual.
Regjistrimet manuale
Nga butoni "Shto një regjistrim të ri", mund të shtosh sa postime lajmesh që dëshiron. Kliko butonin "Shto një regjistrim të ri" për të shtuar një të ri.
Për të modifikuar një regjistrim ekzistues manual, mjafton të klikosh në rreshtin ku është vendosur regjistrimi. Mund të modifikosh datën, titullin, përshkrimin dhe të shtosh lidhje për çdo postim. Gjithashtu mund të shtosh një imazh për të. Nëse të duhet të çaktivizosh një nga postimet në listën e regjistrimeve, hiq zgjedhjen nga kutiza "Aktiv" për atë regjistrim.
Aplikacioni mund të përdoret si një alternativë e blogut, ku mund të ndash ecurinë tënde me vizitorët e faqes së internetit.