Te "Menaxho kontaktet", mund të menaxhosh listat e kontakteve:
-
Shto kontakte. Përdore për të shtuar kontaktet një nga një.
-
Gjej/modifiko kontaktet. Përdore për të kërkuar kontaktet dhe më pas për t’i ndryshuar.
-
Krijo/modifiko listat. Përdore për të krijuar një listë të re.
-
Importo adresat e emailit. Përdore për të importuar listat e kontakteve nga Outlook ose nga një fletë llogaritëse.
-
Krijo formularin e abonentit
-
Eksporto listat. Përdore për të eksportuar listat në kompjuterin tënd.
-
Bashko listat. Përdore për të bashkuar listat e kontakteve.
1. Shto kontakte.
Shto një nga një kontaktet te listat e kontakteve.
-
Vendos nëse do t’u dërgosh këtyre kontakteve një mesazh pranimi.
-
Rekomandohet nëse kontaktet nuk janë klientë ose nuk të kanë dhënë ende lejen për të dërguar emaile. (Faktorë të tjerë përfshijnë: moshën e listës, industrinë, burimin e listës, llojin e biznesit në të cilin je dhe ofruesit e shërbimeve të internetit të kontakteve). Ky hap konfirmon që adresa e emailit është e vlefshme dhe siguron gjithashtu që listat e janë formuar nga kontakte të cilat janë të interesuara vërtet për të marrë emaile nga ti. Ky hap konfirmon që adresa e emailit është e vlefshme dhe siguron gjithashtu që listat e kontaktit janë formuar nga kontakte të cilat janë të interesuara vërtet për të marrë emaile nga ti. Kur një kontakt klikon mbi link, statusi përkatës ndryshohet nga Announcer Pro dhe ata do të mund të fillojnë të marrin emaile nga ti.
-
Nëse vendos të dërgosh një mesazh zgjedhjeje për të përdorur, kliko shenjën e kontorllit (për ta shtuar) që ndodhet në të majtë të "Dërgoi të abonuarve (rekomandohet)"
-
-
Për të shtuar një kontakt, vendos adresën e emailit (e detyrueshme) dhe emrin e mbiemrin (me zgjedhje), zgjidh listat ku do të shtosh kontaktin duke klikuar në kutinë e zgjedhjes majtas listave dhe më pas kliko butonin "shto".
-
Nëse dëshiron të shtosh informacion shtesë (adresa, telefoni etj.) rreth kontaktit tënd, pasi të kesh përfunduar me shtimin e kontakteve, do të të duhet të shkosh te "Gjej dhe modifiko kontaktet", gjej kontaktin dhe më pas shkruaj informacionin shtesë.
2. Gjej dhe modifiko kontaktet.
Mund të modifikosh kontaktet në listat e tua.
-
"Kërko kontaktet". Mund të përdorësh sa më poshtë për të gjetur kontaktet:
-
"Kërko" Mund të zgjedhësh emrin, emailin, kompaninë, adresën, telefonin, qytetin/qytezën, shtetin/provincën, vendin
-
"Me status". Parazgjedhja është "të gjitha". Mund të zgjedhësh "aktive" (kontaktet që marrin emailet e tua), "bllokuar" (kontaktet që nuk kanë pranuar të marrin emailet e tua) ose "në pritje" (kontaktet që u ke dërguar një email pranimi por që nuk kanë pranuar ende) ose "Konfirmuar nga përdoruesi"
-
"Që" Parazgjedhja është "përmban". Mund të bësh edhe një përputhje "ekzakte".
-
Më pas, vendos çfarë do të kërkosh. (p.sh.: adresë emaili).
-
"Në" Parazgjedhja është "të gjitha listat". Mund të zgjedhësh një listë të caktuar.
-
-
Rezultatet e kërkimeve do të shfaqen në "Rezultatet e kërkimeve".
-
Gjej kontaktin që do të modifikosh. Mundesh:
-
Të fshish kontaktin duke klikuar ikonën e fshirjes në kolonën në cepin e djathtë dhe më pas duke klikuar "Po". (Para se të klikosh "po", mund ta anulosh fshirjen duke klikuar në "jo").
-
Modifiko kontaktin duke klikuar mbi të. Do të kalosh tek ekrani "Modifiko kontaktin" nga ku do të mund:
-
Ndrysho informacionin e kontaktit. (Shënim: mund të ndryshosh çdo gjë përveç adresës së emailit. Nëse adresa e emailit nuk është e saktë, duhet ta fshish kontaktin dhe ta shtosh sërish me adresën e saktë të emailit).
-
Ndrysho listat tek të cilat është caktuar kontakti.
-
Për të shtuar kontaktin në një listë, kliko kutinë në të majtë të listës (do të shfaqet shenja e zgjedhjes).
-
Për ta hequr kontaktin nga lista, kliko mbi shenjën e zgjedhjes në kutinë në të majtë të listës (kutia do të jetë bosh më pas).
-
-
Dërgoji kontaktit një email pranimi duke klikuar mbi "Dërgo një email pranimi"... (Mund të dërgosh deri në 3 emaile pranimi.)
-
-
Pasi të përfundosh ndryshimet e kontakteve, kliko "Zbato" dhe do të kthehesh te faqja "Kërko kontaktet".
3. Krijo/Modifiko listat.
Mund të shtosh një listë të re, të modifikosh kontaktet brenda listës ose të fshish një listë.
-
Për të shtuar një listë të re, vendos emrin e listës dhe më pas kliko "Krijo"
-
Për të shtuar kontakte në listë, duhet të përdorësh "Shto kontakte" (një nga një), "Modifiko kontaktet" (një nga një) ose "Importo kontaktet".
-
-
Për të modifikuar kontaktet brenda një liste, kliko listën. Lista e kontakteve do të shfaqet poshtë dhe mund të ndryshosh informacionin e kontaktit, të ndryshosh listat ku është caktuar kontakti ose të dërgosh emaile pranimi.
-
Për të fshirë një listë, kliko ikonën "fshi" (kolona në të djathtë). Nëse një listë ka kontakte të caktuara, do të të kërkohet të konfirmosh që do ta fshish listën.
4. Importo adresat e emailit.
Mund të importosh kontakte nga Outlook ose nga një fletë llogaritëse.
1. Nga një fletë llogaritëse:
-
Lejohet një numër i pakufizuar kontaktesh, ama Announcer Pro mund të importojë vetëm 1500 kontakte njëherësh. Nëse ke më shumë se 1500 kontakte, do të të duhet të importosh disa herë
-
Krijo fletë llogaritësen tënde të kontakteve (p.sh.: Microsoft Excel) dhe ruaje si skedar .CSV. Shënim: fletë llogaritësja duhet të përmbajë titujt e kolonave dhe informacioni minimal i kërkuar është adresa e emailit të kontaktit.
-
Kliko butonin "shfleto" dhe gjej e zgjidh skedarin CSV që do të ngarkosh nga kompjuteri yt. Më pas, kliko butonin "importo".
-
Zgjidh listën ku do t’i shtosh kontaktet. (Gjithashtu mund të krijosh një listë të re dhe më pas të shtosh kontaktet te kjo listë.)
-
Vendos nëse do t’u dërgosh këtyre kontakteve një mesazh pranimi
-
Rekomandohet nëse kontaktet nuk janë klientë ose nuk të kanë dhënë ende lejen për të dërguar emaile. (Faktorë të tjerë përfshijnë: moshën e listës, industrinë, burimin e listës, llojin e biznesit në të cilin je dhe ofruesit e shërbimeve të internetit të kontakteve). Ky hap konfirmon që adresa e emailit është e vlefshme dhe siguron gjithashtu që listat e janë formuar nga kontakte të cilat janë të interesuara vërtet për të marrë emaile nga ti. Ky hap konfirmon që adresa e emailit është e vlefshme dhe siguron gjithashtu që listat e kontaktit janë formuar nga kontakte të cilat janë të interesuara vërtet për të marrë emaile nga ti. Kur një kontakt klikon mbi link, statusi përkatës ndryshohet nga Announcer Pro dhe ata do të mund të fillojnë të marrin emaile nga ti.
-
Nëse vendos të dërgosh një mesazh zgjedhjeje për të përdorur, kliko shenjën e kontorllit (për ta shtuar) që ndodhet në të majtë të "Dërgoi të abonuarve (rekomandohet)".
-
-
-
Kliko butonin "importo".
Si të importosh kontaktet duke përdorur skedarin CSV
Hapi 1 – Krijo një fletëllogaritëse .cvs
Krijo një fletë llogaritëse me të gjithë kontaktet e tua. Kjo fletë llogaritëse mund të bëhet në Microsoft Excel ose Open Office. Shto të gjitha kontaktet e dëshiruara. Në mënyrë që lista e kontakteve të ngarkohet me sukses, kërkohet titulli i kolonës si pjesë e fletë llogaritëses.
SHËNIM: Më poshtë ndodhet një shembull i fletë llogaritëses. Titulli i kolonës Email nevojitet në versionin përfundimtar të fletë llogaritëses tënde. Të gjitha fushat dhe të dhënat e tjera janë opsionale.
Hapi 2 – Ruaj skedarin
Pasi të keni krijuar fletë llogaritësen, ajo duhet të ruhet në formatin .csv.
Për shembull, duke përdorur "Microsoft Office Excel" zgjedh Skedari -> Ruaj si
Hapi 3- Ngarko skedarin
Kliko në butonin Shfleto për skedarin (ose tërhiqe dhe leshoje këtë skedar në një zonë të caktuar) nga seksioni Importo kontaktet nga një fletë llogaritëse, gjej fletë llogaritësen e kontakteve të ruajtur në formatin .csv, kliko Ngarko
2. Nga Pri dhe Ngjit listën e emaileve:
-
Mund të shkruash manualisht ose të përdorësh funksionet pri/kopjo dhe ngjit për të ofruar një listë prej 1-1500 emailesh që do të shtohen në listën e kontakteve.
-
Kjo metodë do të ruajë vetëm informacionin për kontaktin. I gjithë informacioni tjetër duhet të shtohet manualisht.
5. Krijo formularin e abonentit.
Ndërtuesi i formularit të abonentit të jep aftësinë për të personalizuar pamjen dhe ndjesinë e formularit të abonentit në mënyrë që të përputhet me ngjyrat e sajtit tënd. Mund të zgjedhësh lehtësisht se në cilën listë vendosen abonentët, si dhe kontrollin mbi fushat e paraqitura në formularin e abonentit.
-
Shto emrin e formularit për abonuesin
-
Zgjidh listën e kontakteve ku do të shtohen klientët e abonuar
-
Kliko butonin "Krijo" dhe fillo me modifikimin e formularit
-
Mund të shtosh fushat e mëposhtme në formularin e abonentit:
-
Adresa e emailit
-
Emri dhe mbiemri
-
Emri i kompanisë
-
Adresa
-
Linja e adresës 2
-
Qyteti/Qyteza
-
Shteti/provinca
-
Kodi Zip/postar
-
Vendi
-
Telefoni
-
Shënime
-
Ndërprerja e seksionit
-
-
Në cilësimet e fushës mundesh:
-
shënoje/hiq shënimin për çdo fushë si të detyruar
-
shto/hiq fushën
-
ndryshoje rënditjen e fushave
-
-
Në cilësimet e formularit mund të shtosh:
-
Titulli i formularit
-
Përshkrimi
-
Teksti i butonit
-
Ngjyrë e sfondit
-
Ngjyra e bordurës
-
Ngjyra e tekstit
-
Emri i formularit
-
Zgjidh listën e kontakteve
-
-
-
Për të ruajtur formularin e abonentit, duhet të klikosh butonin "Ruaj"
-
Pasi të kesh ruajtur dritarën automatike me informacionin se si ta implementosh këtë formular, në uebsajtin tënd do të shfaqet
6. Eksporto listat.
Mund të eksportosh listat e kontakteve në kompjuterin tënd si skedar CSV (që mund ta përdorësh në një program si Excel) ose një skedar HTML.
-
Zgjidh listat që do të eksportosh duke klikuar në kutinë në kolonën në cepin e djathtë. (Do të shfaqet një shenjë zgjedhjeje në listat e zgjedhura. Mund të anulosh zgjedhjen duke klikuar në shenjën e zgjedhjes).
-
Mund të zgjedhësh të gjitha listat duke klikuar kutinë në kolonën në cepin e djathtë në rreshtin e titullit "Listat".
-
-
Zgjidh formatin e skedarit për t’u eksportuar. Kliko butonin "Eksporto në HTML" ose kliko butonin "Eksporto në CSV" .
7. Bashko listat.
Mund të bashkosh një ose më shumë lista në një listë tjetër.
-
Hapi 1: "Zgjidh listat që do të bashkohen". Kliko në kutinë në të majtë të çdo liste që do të zgjedhësh.
-
Hapi 2: "Zgjidh listat që do të bashkosh në një ose shkruaj emrin e listës së re: Ose kliko në rrethin në të majtë të listës që dëshiron të bashkosh ose shkruaj emrin e listës në kutinë "shkruaj këtu për të krijuar një listë të re".
-
Nëse një kontakt është në më shumë se një listë, ai do të shfaqet në listën e bashkuar vetëm një herë.
-
-
Pas përfundimit të hapave 1 dhe 2, kliko "Zbato". SHËNIM: Listat origjinale mbeten edhe pas përfundimit të bashkimit.