Google Maps ofron një teknologji hartëzimi të fuqishme dhe të thjeshtë për t’u përdorur dhe informacione për bizneset lokale, duke përfshirë vendndodhjet, informacionet e kontaktit dhe udhëzimet rrugore.
Përdor Google Map në faqen tënde të internetit për:
- T’u treguar klientëve vendndodhjen e zyrës tënde
- T’i treguar botës kur është koncerti tjetër i grupit tënd
- Të informuar miqtë për adresën e re në blogun tënd
Aplikacioni Google Map i integruar e bën më të thjeshtë shtimin e kësaj veçorie në faqet e tua.
1. Kliko Shtesat në Menunë Majtas.
2. Më pas, kliko Aplikacionetdhe shto aplikacionin Google Maps në llogarinë tënde.
(Sapo ta kesh bërë këtë, aplikacioni do të shfaqet në menunë e Shtesave. Elementi Google Maps shtohet në faqe në të njëjtën mënyrë si çdo element tjetër përmbajtjeje.
3. Tërhiqe dhe lëshoje aplikacionin Google Maps nga skeda Shtesat dhe vendose në një hapësirë blu të faqes për ta vendosur hartën aty ku dëshiron të shfaqet.
Për të shtuar një vendndodhje
- Shkruaj adresën, qytetin ose shtetin.
- Kliko butonin "Kërko".
OSE
- Lëvize hartën me maus në pozicionin e dëshiruar.
- Kliko mbi vendndodhjen .
Shënim: Google Maps nuk mund të shtohet brenda një modifikuesi teksti ose imazhi. Është krijuar për t’u shtuar si element i veçantë.