Aplikacioni "Planifikuesi i takimeve" i lejon vizitorët e sajtit tënd të prenotojnë lehtësisht takime 24/7 direkt nga faqja jote e internetit. Ata do të mund të zgjedhin shërbimin që duan të marrin dhe të prenotojnë një ditë dhe orë të disponueshme. Pasi të dërgojnë informacionin e tyre të kontaktit, hapësira kohore e takimit do të konsiderohet e prenotuar.
Përdor ndërfaqen "Menaxho takimet" për të ndryshuar, për të pranuar dhe për të refuzuar kërkesat e takimeve.
Mund ta aktivizosh aplikacionin për sajtin tënd, si çdo aplikacion tjetër, përmes menusë në të majtë. Pasi të aktivizohet, mund ta tërheqësh dhe ta lëshosh në vendin e dëshiruar në çdo faqe.
Pasi të jetë vendosur në një faqe, do të hapet automatikisht menuja në të djathë për konfigurimin e aplikacionit. Duhet të zgjedhësh një shërbim aktiv para se ta ruash apo ta mbyllësh dritaren. Për të hyrë në seksionet e tilla si "Konfigurimi" kliko ikonën përkatëse.
Konfigurimi
Skeda "Konfigurimi" të lejon të konfigurosh butonin "Prenoto tani online", që do t’u shfaqet vizitorëve në faqen tënde të internetit, para se të zgjedhin nga shërbimet e ofruara.
- Drejtvendosja e butonit: Lejon mundësinë për të ndryshuar drejtvendosjen e butonit
- Lloji i butonit: Zgjidh një nga disa lloje të caktuara butonash ose ngarko një imazh të personalizuar.
- Emërtimi: Përcakto emërtimin e tekstit të butonit (Nuk është e disponueshme për imazhet e personalizuara të ngarkuara)
- Ikonë: Zgjidh një ikonë për ta përdorur me butonin.
Orarin e punës
Skedari "Orari i punës" të mundëson caktimin e orëve të punës dhe do të ndikojë përkatësisht periudhat kohore në të cilat mund të prenotohet një takim.
Ekziston një skedë tjetër "Pushimet" që të mundëson caktimin e disa ditëve apo periudhave kohore si kohë që nuk punohet. Kjo do të ndikojë te kalendari në të cilin klienti mund të prenotojë takime, por nuk do të mund të ndikojë në veçorinë "Shfaq orarin e punës", nëse ky opsion është aktivizuar.
Njoftimet
Te skeda "Njoftimet" mund të ndryshosh cilësimet e njoftimeve.
- Kërko informacion: Nëse ky opsion është i aktivizuar, me prenotimin e takimit, aplikacioni do t’i dërgojë një kërkesë me email ofruesit të shërbimit për miratim. Kjo do të kërkojë konfirmim përmes mjetit "Menaxho takimet". Gjithashtu, do t’i dërgojë personit që prenoton shërbimin një email për të pritur konfirmimin. Pas konfirmimit, do të merret një njoftim tjetër me email.
- Pajtueshmëria me HIPPA: Me aktivizimin e këtij opsioni çaktivizohet çdo njoftim me email në përputhje me Ligjin për Mbartjen dhe Përgjegjshmërinë e Sigurimeve Shëndetësore. Kjo zbatohet për emailet e lidhur me konfirmimin e prenotimit të takimit. Nëse aktivizohet, opsioni "Njofto me email" nuk mund të aktivizohet.
- Njofto me email: Nëse ky opsion çaktivizohet, nuk i dërgohet email asnjërës palë. Pavarësisht kësaj, nëse opsioni "Kërko konfirmim" aktivizohet, prenotimi do të mund të konfirmohet ose të refuzohet. Gjithashtu, nëse ky opsion aktivizohet, njoftimet me email i dërgohen të dy palëve edhe kur opsioni "Kërko konfirmim" nuk është aktiviziuar.
- Dërgo njoftim te këto adresa emaili: Në këtë fushë mund të vendosësh adresën e emailit ku do të merren njoftimet nga ofruesi i shërbimit. Mund të shtohen disa emaile, por duhet të ndahen me presje.
- Fusha e informacionit shtesë: Nëse aktivizohet opsioni, pas konfirmimit të prenotimit, do të jetë e disponueshme një fushë për informacionin shtesë. Në varësi të nevojave mund të riemërtohet përmes cilësimit Fushës së titullit më poshtë.
- Shfaq hapësirat e disponueshme pas: Ky cilësim të lejon të menaxhosh opsionet e prenotimit për vizitorët e faqes tënde të internetit. Nëse është bosh, mund të mos i ndikojë hapësirat e disponueshme për prenotim. Nëse, për shembull, vendoset në 24, kjo nënkupton se shërbimi nuk mund të prenotohet për 24 orët e ardhshme, edhe nëse ka hapësira kohore të disponueshme. Kjo mund të jetë e dobishme, nëse të duhet kohë për të përpunuar konfirmimet e prenotimeve.
- Kufizo hapësirat e disponueshme kohore në: Caktimi i një numri ditësh në këtë fushë, do t’i shënojë ditët pas numrit të caktuar të ditëve si të padisponueshme për të prenotuar një takim.
- Anulimi: Ky cilësim të lejon të vendosësh numrin e orëve para takimit, gjatë të cilave takimi mund të anulohet.
Shërbime
Në skedën "Shërbime" mund të shtosh dhe të menaxhosh apo të modifikosh sa shërbime të duash.
Duke klikuar në ikonën e dhëmbëzës, pranë një shërbimi, do të ngarkohet menuja për të ndryshuar shërbimin.
- Aktive: Kjo të lejon të aktivizosh ose të çaktivizosh shpejt shërbimet ekzistuese.
- Emri i shërbimit: Emri i shërbimit që do të jetë i disponueshëm për prenotim në faqen tënde të internetit.
- Përshkrimi: Ky përshkrim i shërbimit që do të jetë i dukshëm poshtë emrit të shërbimit kur prenotohet një takim.
- Kohëzgjatja: Kohëzgjatja e kohës së prenotuar të takimit. Kjo do të ndikojë në hapësirat kohore në kalendarin e prenotimit.
- Çmimi: Mund ta vendosësh ti çmimin e takimit. Do të shfaqet gjatë procesit së prenotimit.
Stafi
Në seksionin "Stafi", mund të shtosh pjesëtarët e stafit nga të cilët vizitorët mund të zgjedhin që të mbajnë takimet.
Duke klikuar në ikonën e dhëmbëzës pranë një pjesëtari ekzistues stafi, do të ngarkohet menuja e modifikimit të cilësimeve të stafit.
- Emri: Mund të vendosësh këtu emrin e pjesëtarëve të stafit. Do të shfaqet gjatë prenotimit si hapi tjetër pas përzgjedhjes së shërbimit të dëshiruar.
- Përshkrimi: Ky është përshkrimi i pjesëtarit të stafit që do të jetë i dukshëm poshtë emrit të tij kur prenotohet një takim.
- Disponueshmëria: Përmes këtij opsioni mund të caktosh orarin e personalizuar të punës për secilin pjesëtarë të stafit. Përndryshe, ata mund të përdorin orarin e punës të paracaktuar tashmë.
- Njofto me email: Ky opsion mund të jetë i dobishëm për t’iu dërguar njoftime veçmas pjesëtarëve të stafit për takimet e tyre personale.
- Shërbimet: Ky opsion të lejon të konfigurosh shërbimet individuale për anëtarët e stafit duke përzgjedhur kutitë e zgjedhjes për çdo shërbim të ofruar nga pjesëtari i stafit. Ose, ata mund t’i kenë të gjitha shërbimet të aktivizuara përmes butonit radio "Ofro të gjitha shërbimet".
- Pushimet : Nëse cakton një pushim për një pjesëtar të stafit, kjo do t’i heqë mundësinë e prenotimit të një takimi për kohën e pushimeve të tyre.