1. Kliko dy herë "Vendshënjuesin e logos" në shabllonin e zgjedhur ose mund të hysh te dizenjatori i logos nga butonat "Dizenjo" në menunë majtas.
Ekzistojnë tre alternativa për një logo të personalizuar.
2. Te "Karakteristikat e logos", mund të zgjedhësh të ndryshosh logon në një titull teksti të thjeshtë, të ngarkosh logon tënde me mundësinë për t’i rregulluar madhësinë për t’iu përshtatur shabllonit ose të dizenjosh tënden.
3. Kliko "Dizenjo" te “Karakteristikat e logos”.
4. Ndrysho madhësinë, tekstin, ikonën dhe ngjyrën nga ky seksion duke zgjedhur karakteristika të ndryshme të logos ekzistuese për t’i ndryshuar.
5. Për ta bërë këtë, kliko dy herë ikonen dhe zgjidh nga alternativat te menuja e shkallëzuar Ikona e logos.
6. Kur të jesh i kënaqur me dizajnin tënd, mjafton të klikosh dy herë kudo në faqe jashtë dritares së dizenjimit.