Ndrysho fjalëkalimin aktual duke shkruar një herë fjalëkalimin aktual dhe më pas dy herë fjalëkalimin e sapo zgjedhur – për të konfirmuar se fjalëkalimin e ri e ke futur saktë.
Si të ndryshosh fjalëkalimin:
- Për të ndryshuar fjalëkalimin, shko te Preferencat dhe zgjidh Fjalëkalimi.
- Shkruaj fjalëkalimin tënd aktual në seksionin Fjalëkalimi aktual.
- Nën Fjalëkalim i ri shkruaj një fjalëkalim të ri.
- Shkruaj sërish fjalëkalimin e ri te fusha Konfirmo fjalëkalimin.
- Kliko Ruaj.
Pyetje sigurie
Shtimi i një pyetjeje sigurie është hap i rëndësishëm në sigurimin e privatësisë së emailit. Duhet të zgjedhësh një pyetje që e ke të lehtë për ta mbajtur mend, por që është e vështirë për të tjerët që ta hamendësojnë.
Si të shtosh dhe përditësosh pyetjen tënde të sigurisë:
- Nën Preferencat zgjidh Pyetje sigurie. Tani mund të zgjedhësh një pyetje sigurie nga lista me hapje nga poshtë.
- Për të futur një pyetje të personalizuar, zgjidh Pyetje e personalizuar nga Pyetje sigurie me hapje nga poshtë dhe pastaj fut pyetjen në fushën Pyetje e personalizuar.
- Fut përgjigjen e pyetjes sate të sigurisë.
- Kliko Ruaj.