Udhëzuesi "Krijo një email" të shoqëron gjatë hapave të krijimit të një emaili dhe konfigurimit të një liste emailesh.
Mund të klikosh "Krijo një email" te "Menuja kryesore" për të përdorur udhëzuesin. Gjithashtu, mund të klikosh në skedën "Krijo një email" nga çdo faqe.
Hapi 1: Detajet e emailit
Në këtë hap, mund të shohësh dhe të modifikosh informacionin e kompanisë tënde, të ndryshosh emailin e dërguesit, emrin e emailit, t’i caktosh emailit një objekt dhe të zgjedhësh alternativat për rrjetet sociale.
Informacioni i kompanisë shfaqet si informacion kontakti në fundin e të gjithë emaileve të dërguar.
-
Mund t’i ndryshosh informacionet e kompanisë duke klikuar "Modifiko".
-
Ligji i SHBA-së kërkon që adresa fizike e dërguesit të emailit të përfshihet në çdo email tregtar
Emaili yt do të dërgohet nga "Adresa e emailit të dërguesit". Për të ndryshuar adresën e emailit të dërguesit, kliko menunë e shkallëzuar dhe zgjidh një email tjetër.
SHËNIM: Mund të zgjedhësh vetëm emailet e konfirmuara. Te cilësimet duhet të shtosh një email të ri dha ta konfirmosh atë
SHËNIM: nëse përdoruesi ka një fushatë të papërfunduar me email, Announcer Pro do të propozojë të vijojë me të apo të fillojë me krijimin e një të reje nga fillimi.
Hapi 2: Zgjidh kontaktet
Në këtë hap do të zgjedhësh listën (ose listat) e kontakteve të cilave do t'ua dërgosh emailin. Gjithashtu, në këtë hap mund të shtosh kontaktet.
Zgjidh listat e kontakteve:
-
Zgjidh një ose më shumë lista kontaktesh të cilave do t'ua dërgosh emailin.
-
Nëse po e përdor Announcer Pro për herë të parë, duhet të krijosh fillimisht një listë kontaktesh (shiko më poshtë) dhe më pas të zgjedhësh një ose më shumë lista kontaktesh të cilave do t’ua dërgosh emailin.
Shtimi i kontakteve. Ke tre alternativa për konfigurimin e listave të kontakteve:
1. Nga një fletë llogaritëse:
-
Lejohet një numër i pakufizuar kontaktesh, ama Announcer Pro mund të importojë vetëm 1500 kontakte njëherësh. Nëse ke më shumë se 1500 kontakte, do të të duhet të importosh disa herë
-
Krijo fletë llogaritësen tënde të kontakteve (p.sh.: Microsoft Excel) dhe ruaje si skedar .CSV. Shënim: fletë llogaritësja duhet të përmbajë titujt e kolonave dhe informacioni minimal i kërkuar është adresa e emailit të kontaktit.
-
Kliko butonin "shfleto" dhe gjej e zgjidh skedarin CSV që do të ngarkosh nga kompjuteri yt. Më pas, kliko butonin "Ngarko".
-
Zgjidh listën ku do t’i shtosh kontaktet. (Gjithashtu mund të krijosh një listë të re dhe më pas të shtosh kontaktet te kjo listë.)
-
Vendos nëse do t’u dërgosh këtyre kontakteve një mesazh pranimi.
-
Rekomandohet nëse kontaktet nuk janë klientë ose nuk të kanë dhënë ende lejen për të dërguar emaile. (Faktorë të tjerë përfshijnë: moshën e listës, industrinë, burimin e listës, llojin e biznesit në të cilin je dhe ofruesit e shërbimeve të internetit të kontakteve). Ky hap konfirmon që adresa e emailit është e vlefshme dhe siguron gjithashtu që listat e janë formuar nga kontakte të cilat janë të interesuara vërtet për të marrë emaile nga ti. Ky hap konfirmon që adresa e emailit është e vlefshme dhe siguron gjithashtu që listat e kontaktit janë formuar nga kontakte të cilat janë të interesuara vërtet për të marrë emaile nga ti. Kur një kontakt klikon mbi lidhje, statusi përkatës ndryshohet nga Announcer Pro dhe ata do të mund të fillojnë të marrin emailin nga ti.
-
Nëse vendos të dërgosh një mesazh pranimi, kliko shenjën e kontrollit (për ta shtuar) që ndodhet në të majtë të "Dërgojua mesazhin e pranimit të abonuarve".
-
-
-
Kliko butonin "importo".
Si të importosh kontaktet duke përdorur skedarin CSV
Hapi 1 – Krijo një fletëllogaritëse .cvs
Krijo një fletë llogaritëse me të gjithë kontaktet e tua. Kjo fletë llogaritëse mund të bëhet në Microsoft Excel ose Open Office. Shto të gjitha kontaktet e dëshiruara. Në mënyrë që lista e kontakteve të ngarkohet me sukses, kërkohet titulli i kolonës si pjesë e fletë llogaritëses.
SHËNIM: Më poshtë ndodhet një shembull i fletëllogaritëses. Titulli i kolonës Email nevojitet në versionin përfundimtar të fletë llogaritëses tënde. Të gjitha fushat dhe të dhënat e tjera janë opsionale.
Hapi 2 – Ruaj skedarin
Pasi të keni krijuar fletë llogaritësen, ajo duhet të ruhet në formatin .csv.
Për shembull, duke përdorur "Microsoft Office Excel" zgjedh Skedari -> Ruaj si
Hapi 3 - Ngarko skedarin
Kliko në butonin Shfleto për skedarin (ose tërhiqe dhe leshoje këtë skedar në një zonë të caktuar) nga seksioni Importo kontaktet nga një fletë llogaritëse, gjej fletëllogaritësen e kontakteve të ruajtur në formatin .csv, kliko Ngarko
2. Nga Pri dhe Ngjit listën e emaileve:
-
Mund të shkruash manualisht ose të përdorësh funksionet pri/kopjo dhe ngjit për të ofruar një listë prej 1-1500 emailesh që do të shtohen në listën e kontakteve.
-
Kjo metodë do të ruajë vetëm informacionin për kontaktin. Çdo informacion tjetër duhet të shtohet manualisht.
Hapi 3: Zgjidh shabllonin
Në këtë hap, do të zgjedhësh një shabllon për t'u përdorur në emailin tënd. Shablloni i zgjedhur do të ta lehtësojë fillimin e punës në krijimin e emailit tënd.
Hapi 1: kliko në një shabllon
Hapi 2: shikoje paraprakisht
Hapi 3: kliko butonin "Zgjidhe këtë shabllon"
Hapi 4: kliko "Vazhdo" për të kaluar në hapin tjetër
-
Nëse sheh një shabllon me "shenjën e zgjedhjes" në cepin lart majtas dhe dëshiron ta përdorësh atë, kliko "Para" dhe do të kalosh në hapin tjetër të udhëzuesit.
-
Mund të shohësh shabllonët e shfaqur e më pas të klikosh mbi shabllonin që dëshiron të përdorësh. Një version më i madh i shabllonit do të shfaqet. Nëse do ta përdorësh shabllonin, kliko butonin "Zgjidh një shabllon" në ekranin e pamjes paraprake dhe shablloni i përzgjedhur do të jetë gati për të kaluar në hapin tjetër. Nëse nuk dëshiron ta përdorësh shabllonin, kliko butonin "Zgjidh një shabllon tjetër" dhe do të kthehesh prapa te hapi "Zgjidh shabllonin", nga ku mund të vijosh duke parë shabllonet e disponueshme. (Mund të klikosh në "Kthehu prapa" për t’u kthyer në hapin e mëparshëm.)
Hapi 4: Modifiko shabllonin
Shablloni i përzgjedhur përmban disa hapësira për imazhe dhe tekst. Në këtë hap, do të përdorësh mjetet e modifikimit për të përfunduar emailin tënd.
Për detaje specifike rreth përdorimit të modifikuesit kliko ikonën e ndihmës në ekran, në cepin e majtë sipër të faqes së modifikuesit.
Kur e mbaron modifikimin e emailin, klikon "Ruaj" dhe "Para" për të vijuar me hapin tjetër. Kliko "Prapa" për t'u kthyer në hapin e mëparshëm.
Në këtë hap mundesh të dërgosh gjithashtu një kopje për provë të emailit dhe të shikosh paraprakisht se si do t'u duket emaili marrësve, por duhet ta ruash emailin para se të mund ta shikosh paraprakisht.
Ki parasysh: Mund të bësh ndryshime në çdo moment para se sa emaili të jetë dërguar duke klikuar "Menaxho emailet".
Hapi 5: Planifiko emailin
Në këtë hap, ke tre mundësi...
Mundësia 1: Dërgoje tani
-
Emaili yt do të vendoset menjëherë në radhën e emaileve për t'u dërguar.
Mundësia 2: Ruaj draftin
-
Do të ruhet një version i emailit tënd dhe do të jetë i disponueshëm që të mund ta modifikosh ose ta planifikosh më vonë në "Menaxho emailet".
Mundësia 3: Planifikimi
-
Mund të zgjedhësh një orë dhe një datë për emailin, në mënyrë që të vendoset në radhën e emaileve që do të dërgohen
Hapi 6: Emaili u përfundua
Në këtë hap të fundit konfirmohet që emaili yt është përfunduar.
Ka informacion rreth emailit të krijuar dhe veprimeve shtesë:
-
"Krijo një email tjetër" -- Të kthen në hapin e parë të udhëzimit "Krijo një email" dhe të lejon të krijosh një email tjetër.
-
"Shko te Menaxho emailet" – Mund të modifikosh ose të planifikosh sërish emailin e sapokrijuar.