1. Zgjidh llogarinë e emailit që dëshiron të modifikosh duke klikuar mbi adresën e emailit.
2. Modifiko sa më poshtë:
- Emër e mbiemër – fut emrin e mbiemrin e zotëruesit të llogarisë.
- Email – fut emrin e llogarisë së emailit.
- Zgjidh domenin – zgjidh një domen në të cilin dëshiron të konfigurosh emailin tënd.
- Fjalëkalim – fut një fjalëkalim.
- Transferimi - kur është i aktivizuar, ky tipar të lejon të shtosh një adresë emaili transferimi.
Llojet i filtrit
o Fshi postën e bezdisshme – emailet e klasifikuara nga filtri si postë e bezdisshme do të fshihen automatikisht pas periudhës së specifikuar. Emailet e fshira në këtë mënyrë janë të parikuperueshme.
Shënim: Ekziston gjithmonë rreziku që filtri i postës së bezdisshme mund t’i klasifikojë si të tilla emaile të mirëfillta. Nuk rekomandojmë aktivizimin e fshirjes automatike të postës së bezdisshme për shkak të kësaj mundësie.
o Shpërnda postën e bezdisshme - emailet e klasifikuara nga filtri si postë e bezdisshme do të kenë të shtuar “**SPAM**” te subjekti i emailit hyrës. Emaili i etiketuar shpërndahet njësoj si emailet e zakonshme. Ky cilësim është i dobishëm nëse dëshiron të skanosh emailet e klasifikuara si postë e bezdisshme nga filtri. Mund të konfigurosh një rregull emaili i cili vendos emailet me **SPAM** si pjesë e subjektit në një dosje tjetër për postën në kompjuterin tënd. Pjesa më e madhe e emaileve të klientëve, si Microsoft Outlook ose Webmail, mbështesin renditjen e emaileve.
o Karantina – emailet e klasifikuara nga filtri si postë e bezdisshme do të mbahen nga serveri i postës dhe do të vendoset në një dosje karantine. Kjo dosje quhet Postë hyrëse e bezdisshme. Emaili i vendosur në filtrin e karantinës nuk do të shpërndahet me emailet e zakonshme. Për të shqyrtuar këto emaile do të duhet të vizitosh dosjen përkatëse. Emaili në dosjen tënde të karantinës mund të shihet nga çdo klient që ka një lidhje IMAP me serverin tënd të emaileve.
Niveli i filtrit
o I lehtë – filtrat e modalitetit të lehtë përdorin një total pikësh më të lartë për të klasifikuar postën e bezdisshme, dhe për pasojë është më pak i aftë për të zbuluar dhe filtruar postën e bezdisshme; sidoqoftë, nëse e ke konfiguruar që posta e bezdisshme të fshihet automatikisht, mund të preferosh të përdorësh modalitetin e filtrit më të lehtë për t’u siguruar që emailet e zakonshme të klasifikuara si postë e bezdisshme të mos fshihen.
o Standard – modaliteti standard tregon që është aktivizuar një nivel i personalizuar i filtrimit të postës së bezdisshme dhe emailet do të filtrohen për të hequr emailet nga adresa të panjohura.
o Agresiv – filtri në modalitetin agresiv do të filtrojë si postë të padëshiruar të gjitha emailet që nuk janë në kontaktet e tua ose në listën “e sigurt”.
Shënim: Ekziston gjithmonë rreziku që filtri i postës së bezdisshme mund t’i klasifikojë si të tilla emaile të mirëfillta. Nëse je i shqetësuar për këtë mundësi, mund të preferosh të mos aktivizosh fshirjen automatike të postës së bezdisshme. Është e rekomandueshme që të kontrollosh vazhdimisht dosjet e postës së bezdisshme, të koshit dhe/ose të padëshiruar për t’u siguruar që emailet e mirëfillta të mos klasifikohen si postë e bezdisshme. Është e rekomandueshme gjithashtu që të shtosh adresat e emailit te listat e tua të kontaktit për t’u siguruar që të gjitha emailet nga dërgues specifik të merren nga llogaria jote e emailit.
- Lista e bardhë – të lejon të shtosh adresat e emailit te një listë e sigurt. <Fut adresën e emailit dhe kliko “Shto adresë të re te lista e bardhë”>
- Lista e zezë – të lejon të shtosh adresat e emailit te lista e zezë. <Fut adresën e emailit dhe kliko “Shto adresë të re te lista e zezë”>
- Kliko Ruaj.